Vau i Dejes Basha Marshim proteste me 8 dhjetor ne Tirane

basha-TIRANË, 24 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me banorët e Vaut të Dejës (Shkoder) për te dëgjuar nga afër problematikën e qytetarëve dhe për t'i ftuar të bëhen pjesë e marshimit të protestës me 8 dhjetor në Tiranë.

Basha në bashkebisedim me qytetarët u shpreh se problemet e Vaut të Dejës janë shumë të ngjashme me problemet e Selenicës,Mallakastrës, Devollit, Kukësit, Shkodrës e të Tiranës. Sipas tij, "shkaku është i njëjti, është per një qeveri që nuk pyet për njerëzit, per një qeveri te papërgjegjshme, te korruptuar, e cila pasi rriti borxhin dhe taksat, jo vetëm nuk solli përmirësim në jetën tuaj, as rritje rrogash, as rritje pensionesh, as një rritje të asistencës për të papunët, por shtoi papunësinë, shtoi gjobat dhe e ka sjellë sot vendin në ditën më të zezë që shqiptarët mbajnë mend në dekada".

Kryetari i PD-së, Basha, ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e marshimit të protestës me 8 dhjetor në Tiranë për te kerkuar largimin e kësaj qeverie.

8 dhjetori është Dita kombëtare e Rinisë, një ditë që shënon vendosjen e pluralizmit në Shqipëri. Nga viti 2009, me vendim të Kuvendit te Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të studentëve të dhjetorit 1990 dhe rinisë shqiptare.

f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama