Vatikani dogji Templaret si heretike

Vatikani dogji Templarët si heretike

Një libër i ri ‘Processus cuntra Templarios’ (Procesi Kunder Templareve) do te publikohet nga arkivi sekret i Vatikanit ne datën 25 tetor, duke kujtuar premtimin për publikimin dhe reputacionin e Templars, gjatë të cilit drejtuesit janë djegur si heretike, në momentin kur urdhri është dhënë ne vitin 1314.

Kavaleria Templar, ishte një grup i fuqishëm dhe i zgjedhur nga Monka gjatë luftës në Evropë në atë kohë. Sekreti i tyre u ka dhënë dritë edhe shumë legjendave të pafundme, duke përfshirë edhe shumë persona në Vatikan. Në fakt një pjesë e tyre janë marrë edhe nga vete shumë i përfoluri ‘Kodi i Da Vincit’ dhe Indiana Jones.

Urdhri është firmosur nga vete Hugues de Payns një kalorës francez, pas revoltës së parë në vitin 1099 për të mbrojtur rrugën që të çon në Jeruzalem. Të gjithë ndodheshin të bllokuar ne xhaminë e Al-Aqsa me ndihmën edhe te liderëve rajonale. Por ne momentin qe Jerusalemi ra nën sundimin mysliman në vitin 1244, shume zëra nisën të flasin se kalorësit ishin heretike dhe kishin adhuruar idhuj nga një ceremoni sekrete. Ne vitin 1307, mbreti Filip i IV-ërt, urdhëroi arrestimin dhe torturimin e te gjithë Templarëve.

Libri i ri është bazuar gati totalisht mbi disa dorëshkrime dhe pergamene të zbuluar në arkivat sekrete të Vatikanit në vitin 2001 nga profesoresha Barbara Frale. Dokumenti i quajtur i zhdukur për një kohë shumë të gjatë, është një dokument i rrallë.

Vetë profesoresha ka theksuar se nuk mund ta besoja kur e kisha në dorë se arrita të gjej një gjë kaq interesante dhe te çmuar. “Materiali ishte i vendosur në arkivin qëndror. Ishte i njohur si pergameni i Chinon, e shtyrë nga një person që ka mundur te kryqëzojë Jezusin”, ka deklaruar vetë zbuluesja e dokumentit.

Sipas saj kjo “është një nga provat me të forta që Templars nuk ishin herezitë. Me anë të këtij dokumenti të çmuar, Papa është detyruar te kërkojë të falur ndaj tyre. Për gati 700 vjet që kemi besuar se Templars kanë vdekur sit e gjithë ushtarët në luftë, tregohet hapur se Vatikani ka gisht në vrasjen dhe vdekjen e tyre”, thekson profesoresha Frale.


Edison Myrteza : Hermesnews.org


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama