Van Basten Franca pastaj kualifikimi

Van Basten: Franca pastaj kualifikimi
përsa i përket sigurimit të çerekfinaleve të këtij turneu. Sipas Van Bastenit, një siguri të tillë mund t’ia dhuronte vetëm suksesi në sfidën e ditës së sotme kundër francezëve të Rajmond Domenek: “Për të kërkuar një sukses në një kompeticion të tillë, nuk mjafton të paraqitesh mirë vetëm në një ndeshje, por gjatë gjithë kësaj aventure. Ditën e nesërme (sot) do të kemi përballë njërën prej skuadrave më të forta të viteve të fundit dhe sigurisht që na pret një përballje shumë e vështirë. Pavarësisht kësaj, për të qenë të sinqertë, në sfidën e tyre të parë kundër formacionit rumun, nuk e prisnim aspak atë hap fals të francezëve, por gjithsesi kot nuk thonë që futbolli është i paparashikueshëm. E kemi riparë disa herë ndeshjen ndërmjet Francës dhe Rumanisë për të kuptuar diçka më mirë, mbi dy kundërshtarët tanë të ardhshëm dhe sigurisht që kam konstatuar një balancim të mirë të të dyja këtyre dy skuadrave në repartin e mbrojtjes. Në këtë mënyrë, për ne nuk do të jetë aspak e vështirë të shënojmë në portën e portierit francez, por gjithsesi do të japim maksimumin tonë për të realizuar një objektiv të tillë. Hanri? Është një nga sulmuesit më të fortë të viteve të fundit dhe me sa më kanë informuar duhet të jetë në fushë në sfidën ndaj nesh. Sigurisht që me një si Hanri në sulm, problemet për të konsoliduar mbrojtjen tonë bëhen disi më të mëdha, ndonëse besoj verbërisht në forcën e këtij grupi. Sigurisht që nëse do të përsëritnim edhe një herë sfidën kundër italianëve, besoj se askush nuk do të na e rrëmbente dot suksesin e dytë të këtij grupi dhe sigurisht, kualifikimin automatik drejt çerekfinaleve të turneut”, shprehet trajneri i Holandës, Marko Van Basten, në konferencën e djeshme për shtyp.



Historiku i sfidës Holandë-Francë


Holanda dhe Franca do të ndeshen mes tyre për herë të 22-të në histori. Bilanci i përballjeve mes dy përfaqësueseve sheh lehtshëm në avantazh ekipin e “Tulipanëve”. Në 22 përballjet mes tyre, Holanda ka fituar 9 herë, Franca ka triumfuar në 8 ndeshje, ndërsa 4 herë janë ndarë në barazim këto dy ekipe. Në barazim 0-0 ka përfunduar përballja e fundit mes Holandës e Francës, një takim miqësor i zhvilluar në 31 mars të 2004 në Roterdam. Kjo është hera e tretë që Holanda e Franca përballen mes tyre në fazën finale të Evropianeve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama