Ushqimet qe nxisin erosin

Ushqimet qe nxisin erosin

Avokado, farat e kungullit, shega, specat djegës, gocat e detit (lloj midhjesh), kakao etj., janë ushqime që ndikojnë në humorin e mirë, qetësinë, energjinë dhe, mbi të gjitha, një ekuilibër të mirë hormonal

Shega

Për shekuj me radhë është menduar se shega ndihmon në ngjizjen e një fëmije. Sot, shkenca ka treguar se kokrrat e kësaj frute janë të pasura me vitamina, minerale e antioksidantë të veçantë. Ato ndihmojnë për të luftuar impotencën te meshkujt si dhe për të reduktuar stresin te të dyja gjinitë.

Kakao

Kakao stimulon prodhimin e endorfinës, ndez dëshirën femërore dhe siguron një sasi të madhe mineralesh të rëndësishme, sidomos magnezin. Por, gjithsesi, bëni kujdes: mjafton një sasi e vogël dhe e përqendruar.

Gocat e detit (lloj midhjesh)

Njerëzit që nuk i pëlqejnë, mbase nuk e arsyetojnë si të drejtë këtë gjë, por ja që e vërteta është kështu: gocat e detit janë një ushqim afrodiziak që shtojnë dëshirën seksuale. Përmbajtja me zink stimulon prodhimin e testosteronit dhe ekuilibrin hormonal të femrave dhe meshkujve, duke favorizuar në këtë mënyrë aktivitetin seksual dhe pjellorinë.

Speci djegës

Përbërja e tij djegëse përshpejton punën e sistemit nervor dhe rrit numrin e rrahjeve të zemrës, që përshpejton dëshirën seksuale.

Avokado

Ky super ushqim, i pasur me acide të yndyrshme bazike, vitaminë B dhe acid folik, ruan ekuilibrin hormonal dhe ndihmon zemrën të funksionojë rregullisht.

Shpargu

I pasur me kalium, kripëra minerale, vitaminë B dhe E, shpargu stimulon prodhimin e hormoneve seksuale dhe rrit veçanërisht dëshirën seksuale të meshkujve.

Bajamet

Nëse konsumohen çdo ditë, bajamet e pasurojnë trupin me vitaminë E, e cila nxit epshin dhe sjell humor të mirë.

Banania

E pasur me magnez dhe kalium, banania ekuilibron presionin e gjakut, dhe rrit dëshirën seksuale te meshkujt.

Xhenxhefili

Ndër shumë cilësitë e mira që kjo rrënjë ka, është edhe aftësia e saj për të rritur temperaturën e trupit dhe për të përshpejtuar rrahjet e zemrës, duke rritur qarkullimin e gjakut.

Farat e kungullit

Pasi janë pjekur në furrë ose në tigan, farat e kungullit furnizojnë gjakun me zink, i cili rrit nivelin e testosteroneve, dhe nxit riprodhimin te meshkujt dhe te femrat,

Vaji i ullirit

Yndyrat e ngopura i ngushtojnë arteriet, por vaji i ullirit është i pasur me yndyra të pangopura që ndikojnë në hapjen e arterieve të gjakut.

Lajthitë

Lajthitë kanë shumë aminoacide. Po kështu edhe një përbërës kimik të quajtur ‘arginine’, që stimulon ereksionin.

Domatet

Studimet tregojnë se likopeni, një anëtar i familjes së vitaminës A, e mban prostatën të shëndetshme. Likopeni përthithet më mirë kur domatet gatuhen me pak vaj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama