Urinoi ne vend te atletit trajneri debohet ne shtepi ku e pret burgu

Urinoi në vend të atletit, trajneri dëbohet në shtëpi ku e pret burgu

Një trajner nga Kenia në Olimpiadën e Rios është dëbuar në shtëpi për mashtrim.

John Anzrah

John Anzrah

John Anzrah përdori një leje ditore për t'u futur në fshatin olimpik, por kjo nuk i lejonte që të kishte akses në mensë dhe për këtë shfrytëzoi akreditimin e atletit të tij, Ferguson Rotish për të ngrënë dhe për të kaluar lirshëm.

Por trajneri nuk kishte përllogaritur kontrollin e një testi anti-doping që kishin si synim atletin Rotish. Sipas mediave të huaja trajneri pasi u mundua t'i mbushte mendjen Task Forcës, zbuloi identitetin e tij të vërtetë. Por ai nuk i kishte rezistuar kryerjes së testit, madje kishte firmosur edhe në emër të atletit.

Në fund, akuza nuk u ngrit për një mashtrim të vullnetshëm të testeve të kontrollit, por për abuzim me lejen e kalimit.

Drejtuesi i Lojërave Olimpike Kip Keino vendosi që ta kthejë në shtëpi për mashtrim. Ai është burgosur dhe ndodhet nën një proces penal.

Ndërkohë, javën e kaluar kreu i delegacionit të Kenias në Atletikë, Mikael Rotish, u dëbua në atdheun e tij për mashtrime me testet e anti-dopingut. Sipas një investigimi të gazetarëve anglezë, ai u siguronte atletëve për 10.000 stërlina, mbrojtje nga kontrollet.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama