Uji dhe rendesia e tij ne organizmin tone

Uji dhe rendesia e tij ne organizmin tone

Uji është një përbërësi shumë i rëndësishëm për organizmin tonë dhe për mendjen, që edhe një rënie e vogël prej 2% në total të peshës trupore mund të shkaktojë një alternim të temperaturës dhe deri tek mungesa e të menduarit.

Të pini ujë është një nevojë fiziologjike, por ndonjëherë nuk jemi të qartë sa ujë duhet të konsumojmë në dite.

Nuk është shume e rëndësishme që uji që zgjedhim të jetë natyral apo i gazuar, e rëndësishme është që të sigurojmë sasinë e duhur të ujit në ditë, duke rregulluar kushtet hidrike të organizmit, mbi të gjitha në disa momente të vitit si në verë apo në dimër. Atëherë të shohim sa ujë duhet të konsumojmë në ditë dhe disa këshilla praktike.

Kur duhet ta konsumojmë?

Sigurisht, sa herë që ndjejmë etje, por gjatë ditës, ideale do të ishte një gotë ujë çdo një orë, duke filluar me një gotë me stomakun bosh sapo të ngriheni, perfekt do të ishte ujë i ngrohtë me limon. Të mbyllni ditën me një gote ujë apo një çaj relaksues.

E rëndësishme është të mos lini pas dorë konsumin e ujit, sepse mund t’iu krijoj probleme.

Siç po thoshim uji nuk duhet të pihet menjëherë, por në harkun kohor e të gjithë ditës, për të mbajtur konstante hidratimin e organizmit. Duhet të zgjidhet edhe në bazë të nevojave.

Uji dhe dieta

Nëse ushqimi është i ndryshëm, i pasur me fruta dhe perime, supë, qumësht, çajë etj uji në këtë mënyrë merret nga këto ushqime. Sasia e ujit mund të lidhet edhe me llojin e dietës që ndiqni, nga regjimi ushqimor në përgjithësi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama