Të gjithë kanë qenë dakord për zgjerimin në 24 skuadra, duke refuzuar atë me 20, pasi e kanë cilësuar shumë të shkurtër kohëzgjatjen e tij. Vendimi përfundimtar i takon vetëm Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili do të mblidhet në shtator në Bordo. Nëse do të miratohet qëndrimi i federatave, atëherë formula e re do të hyjë në fuqi për Evropianin e vitit 2016, pasi ai i vitit 2012 do të vazhdojë me formatin ekzistues. Gjithsesi, UEFA më parë duhet të studiojë një sistem të ri që duhet të ruajë interesimin e tifozerisë edhe për kualifikueset.