UEFA njofton pjesemarrjen e klubeve kosovare ne gara

UEFA njofton pjesëmarrjen e klubeve kosovare në gara

Sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Teodor Teodoridis, në konferencën për media të mbajtur pak kohë pas Kongresit në Budapest, i është përgjigjur edhe interesimit të gazetarëve nga Kosova për ato që do të ndodhin në ditët dhe javët në vijim. Çështja kryesore ishte pjesëmarrja e skuadrave kosovare në garat europiane. Për këtë, zyrtari nga Greqia tha se do të merret një vendim deri në fund të muajit maj.kosova uefa"Ne kemi pasur një delegacion të UEFA-s në Kosovë, i cili ka inspektuar infrastrukturën dhe kushtet, por propozimin final do ta japë Komisioni për garat e klubeve deri nga fundi i muajit maj. Vendimin e merr Komiteti Ekzekutiv me rekomandimet e Komisionit për garat e klubeve", ka thënë Teodoridis.feronikeli4Në të vërtetë, pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA u ka hapur rrugë edhe klubeve që të marrin pjesë në garat ndërkombëtare. Në FFK janë të bindur se ky sezon që është në përfundim do të jetë i vlefshëm për pjesëmarrje në arenën ndërkombëtare në nivel klubesh. Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, ka thënë se klubet i pret një sfidë e madhe. Ai ka deklaruar se shumë shpejt do të formohet një Komision me zyrtarë të FFK-së dhe të UEFA-s për procedurat e licencimit të klubeve. "Plani që vetë UEFA e ka shpalosur në Prishtinë është që së paku dy apo tri klube të marrin pjesë në garat paraeliminatore në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligë, prandaj na pret shumë punë. Në ditët në vijim do të qartësohen të gjitha gjërat, por jam i bindur se klubet do të përfitojnë. Ne besojmë dhe në këtë drejtim ka shkuar kjo punë që klubet të marrin pjesë menjëherë në garat kualifikuese", ka thënë sekretari Salihu.

Në fakt, ka kohë që në FFK janë shprehur të bindur se pranimi i Kosovës në UEFA do t'u hapte rrugë të menjëhershme klubeve për të pasur të drejtën e garave kualifikuese në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligën. Por, klubet, siç është thënë nga zyrtarët e FFKsë, për t'u licencuar duhet të përmbushin kriteret sportive, kriteret e infrastrukturës, administratës dhe personelit, ligjor dhe financiar. Aktualisht, asnjë klub nuk përmbush kriteret e kërkuara nga UEFA. "Do të formohet një komision i përzier ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe UEFA-s dhe do të bëhet licencimi i klubeve për Europë", ka theksuar Salihu.

Kryesuesja

Ferronikeli aktualisht është ndër skuadrat që qëndron më së miri si në aspektin e infrastrukturës, ashtu edhe në atë financiar. Është në pozitën e parë dhe ka gjasa të mira që të shpallet edhe këtë edicion kampion i Kosovës. Drejtori sportiv i Ferronikelit, Bekim Isufi, që ka përcjellë për së afërmi Kongresin e UEFA-s në Budapest, ka thënë se mezi pret debutimin në arenën ndërkombëtare.

"Është sukses i madh që pas 25 vjet izolimi do të kemi rastin të luajmë edhe ne. I rëndësishëm në këtë moment është pranimi i Kosovës në UEFA dhe pavarësisht se kush do ta përfaqësojë atë, do të jetë historike. Ne kemi bërë përgatitje edhe kohë më parë, pasi kemi pasur indikacione se do të pranohemi, por kemi ende punë për të bërë dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për t'i përmirë- suar ato që mungojnë. Jemi një klub i organizuar dhe kemi hapësirë për t'i përballuar situatat e tilla", ka thënë Isufi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama