Turqit e Kalimashit lirojne tunelin

Turqit e Kalimashit lirojne tunelin
Hapet kahu i jugut, kurse veriu, ne tetor. Mbyllet “tmerri” i rruges se vjeter

Pas mundimesh te shumta 6-mujore, firma ndertuese dhe autoritetet shteterore hapin kalimin per njerin tunel te Rreshen-Kalimashit, duke u dhene gezimin e pare banoreve te Kukesit, Kosoves, si dhe bizneseve nga Maqedonia. Orari zyrtar ishte caktuar 10-ta e dites se djeshme, por kamionet me mall kishin mberritur nje nate me perpara, duke zene te paret radhen qe vinte duke u zgjatur me afrimin e hapjes se tunelit ne kahun jugor. Autoritetet kishin marre masa te mos shkelej rregulli, duke thirrur ne gatishmeri forca te ndryshme policie, kurse nga pala turke qe menaxhon tunelin ishin perforcuar patrullat, disiplina e te cilave i ngjante nje pike doganore ku tentohet te kalohet ilegalisht. I pari qe pati nderin te kalonte tunelin e Thirres ishte ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, i shoqeruar nga gazetaret, te ndare ne tre grupe, ku i fundit nuk pati mundesi te asistonte ne ceremoni, per shkak vonese.

Ishin te kota perpjekjet e ministrise per ta bindur kompanine turke qe te lejonte grupin e mbetur te gazetareve. “Me vjen keq, kam marre urdher te mos lejoj kalimin pa rregull. Duhet te pres ardhjen e makinave qe vijne nga krahu tjeter, ne menyre qe te kaloni, pasi tuneli eshte i hapur vetem me nje sens. Me vjen keq ta perseris. eshte e kote t’i ankoheni ministrit. Edhe sikur Berisha te ishte me ju, nuk do lejoja kalimin ne tunel pa mbaruar radha”, tha njeri nga shefat turk te kompanise “Savronik”.

Sakaq, radha e gjate e automjeteve sa vinte e behej kilometrike, ndersa padurimi i drejtuesve te automjeteve per te kaluar tunelin binte ne sy nga borite e makinave dhe pritja e gjate gati 12-oreshe. Rruga aktuale, e coptuar dhe me kthesa, qe zgjat mbi 6 ore, i kishte bere banoret e zones, por edhe tregtaret, akoma e me te paduruar ne aksin e ri qe lidh Tiranen me Kukesin per afro 2 ore e gjysme. Nje dite me pare, kater banore te zonave perreth kishin rrahur rojen, pse nuk i kishte lene te kalonin.

Mijera njerez te grumbulluar para portes se endrres ne oren 09:30 priten pa brohoritje hapjen e portes se tunelit. Rreshti i automjeteve te hyrja lindore e tunelit ishte formuar qysh nga oret e nates, madje te dites se shkuar dhe ishin jo pak, por plot 4800 te tilla qe kaluan tunelin ne me pak se dy ore, dhe po aq mjete ndodheshin edhe ne anen tjeter te tunelit. Tashme, pergjithnje Kukesi ndodhet vetem 1 ore e 30 minuta larg kryeqytetit, gjithashtu Prishtina ndodhet per here te pare dhe tashme pergjithnje vetem 3 ore larg Tiranes.

Patrullat e kompanise “Savronik” i kishin marre te gjitha masat per shmangien e incidenteve, nderkaq punetoret turq kishin nderprere punen, me vemendjen nga turmat e njerezve qe brohorisnin me dy gishta lart dhe borite e makinave qe pershendesnin njera-tjetren. Ndersa vargu i gjate i mjeteve nisi udhetimin, nga dritarja e makines, nje pasagjer i dehur apo thjesht i ekzaltuar, therret duke bere me dore, ku mbante nje tas birre: “Lamtumire o rruge e vjeter e mundimeve, he t`marrsha te keqen o Sale Berisha”. Nuk mungonte as drejtuesi i nje enti lokal, i cili ne shenje falenderimi kishte vendosur nje kollare me ngjyra te flamurit amerikan, ndersa pershendeste me dy gishta makinat.

Per kalimin e tunelit, mjetet e transportit duhet te ishin te shoqeruara nga tre patrulla te firmes qe menaxhon punimet, dhe varg ecnin me shpejtesi te komanduar, qe zgjat afro 10 minuta. Me daljen nga tuneli (i jugut), patrullat i bejne shenje me altoparlant radhes tjeter te makinave qe prisnin te kalonin pas lirimit te aksit. Pra, i hapur eshte vetem njeri tunel, me dy akse, por qe vetem njera pjese lejohet, kurse tjetra perdoret per emergjenca. “Kjo manover u vendos per te shmangur incidentet nga parakalimi. Megjithate, sot si dita e pare, ka radhe, por ne te ardhmen do te bjere”, tha per gazeten drejtori i Pergjithshem i rrugeve, Andi Toma.

Ne menyre informale, punonjesit e kompanise turke deklaronin se punimet per hapjen e tunelit tjeter do te mbyllen ne tetor te ketij viti, dhe deri atehere do te kalohet me sens te alternuar. Disa punonjes te “Savronik” nuk perjashtonin mundesine e kalimit te tunelit me pagese, madje konfirmonin se kishin pare shkarkimin e pjeseve te postblloqeve qe do vendosen para tunelit. “Qeshni dhe gezoni sot, se neser do te jete me pagese”, ishte paralajmerimi me nenqeshje i nje punonjesi qe ishte marre me ndertimin e tunelit pas shembjes. Kurse pala shqiptare ne projekt nuk guxonte te fliste, qofte ndonje pershendetje. “Rrezikojme vendin e punes nese na shikojne duke folur me gazetare”, tha njeri duke ulur koken.

Dyshimet mbi mundesine e pageses i sqaroi drejtori i Rrugeve, Andi Toma. “Nuk ka asnje vendim per te vendosur trare ne dy anet e rruges kundrejt pageses. E verteta eshte se kostoja per mirembajtjen e rruges Rreshen-Kalimash vleresohet e larte, por nuk me takon mua te jap qendrim”, tha Toma. Edhe shefi i personelit mbikeqyres te tunelit, Xhevat Toda, e hedh poshte hipotezen e takses. “eshte krejt gratis kalimi ne tunel, nuk behet fjale per asnje takse, te pakten as eshte ne plan nje gje e tille”, tha nderkaq shefi i zjarrfikesve. Çdo turn kishte ne pune 12 specialiste, te cilet drejtonin levizjet e mjeteve ne tunel per te shmangur çdo mundesi aksidentesh dhe demtimi te jetes njerezore.

Me hapjen e tunelit, partneret e projektit kishin finalizuar edhe kullen e vrojtimit, me disa monitore qe lidhen me 70 telekamera sigurie per tunelin. Drejtuesit e kompanise “Bechtel&Enka” i tregonin ministrit Olldashi menyren e funksionimit te Kulles se Kontrollit, ndersa nuk munguan deklaratat e kortezise.

Kthimi nuk qe i veshtire, pasi radha ishte reduktuar. Te paret qe kaluan tunelin, pas ministrit, ishin disa kamione me targa te Shkupit, si dhe plot te tjere nga Kosova e Kukesi. Nuk mungonin autobuset me grupe ekskursionistesh, ndersa fluks teper i madh makinash me targa te Kosoves shkembenin njera-tjetren me krenari.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama