Turjan Hyska Rrengu qe kam pergatitur per politikanet dhe artistet

Turjan Hyska: Rrengu që kam përgatitur për politikanët dhe artistët
LOJA ME VIP-AT

Aktorë të lojës, ku rregullat i vendos vetë ai, do të jenë më të njohurit e momentit, pasi sipas Turit, “ne jemi një popull që marrim flakë shpejt, dhe aty do provohet se deri ku mund të shkojë durimi i tyre”. E natyrisht gjithçka do të bëhet me humor, edhe pse nuk do të mungojnë ndjesitë e ankthit. VIP-at do të kenë një barrë të rëndë: Të mos nxehen. “Rregulli numër një është që të gjithë të ftuarit, të jenë të veshur me atlete dhe veshje sportive, pasi duhet të jenë sa më rehat për të përballuar lojën”, thotë Turi. Ata që do të marrin pjesë në spektakël më parë të kalisin durimin për të mos u nevrikosuar nga të papriturat e spektaklit. E mos u nxeh, është krijimi i situatave shpesh të sikletshme, që ata duhet t’i mirëpresin. Kjo për të kuptuar se sa qejf është, kur të gjithë luajnë dhe do të kenë durimin ta çojnë lojën deri në fund. Do të konkurrojnë me njëri-tjetrin, personazhet më të përfolur të momentit, për t’u zhveshur nga serioziteti. Turi do t’i menaxhojë të ftuarit, në shoqërinë e disa vajzave, që do të kujdesen për ta. Zhurma do të thyhet me muzikë, pasi gjatë puntatave të mbrëmjes çdo javë do të promovohen dhe këngëtarët e rinj, në këtë format, pjesë e të cilët do të jenë dhe njerëzit e thjeshtë. Kaq mund të themi deri tani, pasi suprizat e tjera ai ka dëshirë t’i zbulojë vetë në spektaklin e parë.

“PRODUKT 28”: TANI E KANË RADHËN VAJZAT E TJERA

Kush tha se “Produkt 28” u divorcuan. Ata vetë pohojnë se janë në momentin e tyre më të mirë. Gjithçka ishte një alibi, ose strategji e tre djemve, Turit, Albanit dhe Fabit për të tërhequr vëmendjen e fansave, ndërsa u prezantuan të ndarë me nga një këngë secili, në bashkëpunimet individuale me Eneda Tarifën, Orinda Hutën dhe Vesa Lumën. Por a do të vazhdojë bashkëpunimi me këto vajza? “Jo”, thotë Turi, “tani është radha e vajzave të tjera”. “Missi im”, titullohet kënga me të cilën, djemtë konkurojnë në festivalin “Kënga Magjike”. Ndërkohë sapo kanë përfunduar single-in për fansat kuq e zi të Kombëtares, në bashkëpunim me “Etno Engjujt”, ndërsa në dhjetor do publikojnë një klip të ri.


PanoramaPlus

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama