Trupi i Aleksit po kalbet ne varr pa faj dosja po myket ne prokurori

'Trupi i Aleksit po kalbet ne varr pa faj, dosja po myket ne prokurori'

Në një letër të shkruar 5 vjet pas vrasjes së nipit të tij, Mark Nika shpreh zhgënjimin për drejtësinë e munguar.

“Të gjithë i harruan ngjarjet e 21 janarit, harruan se çfarë tragjedie na ndodhi ne. Po na vritet shpresa e fundit. Trupi i Aleksit po kalbet në varr pa faj dhe dosja e tij ka 5 vjet që myket në prokurori”, shkruan xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej 4 të vrarëve në protestën e 21 Janarit 2011.

Përmes një letre të cilën kërkon ta bëjë publike në media, Nika i bën thirrje “shtetit të shkundë drejtësinë dhe të dërgojë përpara drejtësisë organizatorët dhe vrasësit që tashmë janë të njohur prej nesh”.

Letra u publikua në Ora News, ku sot tansmetohet emisioni “Të Paekspozuarit” i Ylli Rakipit me titullin “Të vrarë dhe të harruar”.

Të ftuar do të jenë familjarët e viktimave të 21 janarit, Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit. Alma Redhi, ish bashkëshortja, Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtaj dhe Dorian Matlia, avokat i familjeve.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama