Truke qe do te permiresojne jeten tuaj

Truke qe do te permiresojne jeten tuaj

Deshironi te ndryshoni stilin e jetes apo te ndiheni me mire gjate gjithe dites? Nuk ka asgje me te thjeshte se sa kjo gje! Ndiqni keshillat tona dhe gjithcka do te shkoje me mire! Lexim te kendshem

 

Vraponi sikur të ishit fëmijë

Praktikimi i vrapit jo vetëm që do t’ju bëjë të ndiheni më mirë fizikisht, por edhe psikologjikisht. Nëse dëshironi ta bëni atë pjesë të përditshmërisë tuaj, fillojeni nga zero. Çfarë do të thotë kjo? Vraponi si të ishit fëmijë. Argëtohuni duke vrapuar, jini të zhdërvjellët. E rëndësishme është që të vraponi, pasi kjo gjë do të përmirësojë jetën tuaj. Provojeni!

 

Hani ushqim të shëndetshëm

Ne do t’ju paraqesin një listë me ushqime të shëndetshme, të cilat në anglisht quhen “Superfoods”, pa të cilët nuk mund të bëni dot, nëse dëshironi të përmirësoni jetën tuaj. Kështu ju duhet të konsumoni qumësht bajameje, spinaq, mjaltë, portokaj, banane dhe luleshtrydhe! Përpiquni të bëni një sallatë me të gjithë këta përbërës për t’u ndier me energji.

 

Njihni mënyrën më të mirë për të hidratuar trupin tuaj

Është thelbësore të dish se si të hidratosh trupin në mënyrën më të mirë. Para së gjithash ju mund të shmangni një atak kardiak duke pirë një gotë ujë përpara se të shkoni në shtrat. Për të parandaluar luhatjet e tensionit, gotën e ujit duhet ta pini përpara se të bëni një dush ose banjë. Po kështu pirja e saj 30 minuta përpara një vakti do t’ju ndihmojë të detoksifikoheni. Nëse do të pini dy gota me ujë pasi të zgjoheni, efekti do të jetë më i mirë se sa ai i një filxhani me kafe!

 

Meshkuj, a ju irritohet lëkura pasi keni hequr mjekrën tuaj? Aplikoni vajin për fëmijë!

Edhe meshkujt meritojnë të marrin ndonjë këshillë, ndaj ja përse ne vendosëm të merrnin parasysh një problem të zakonshëm, atë të irritimit të lëkurës pas heqjes së mjekrës. Pra një nga zgjidhjet më të mira është ajo e të aplikuarit të vajit për fëmijë menjëherë pas rrojës.

 

Njihni ushqimet që bëjnë mirë për lëkurën

Hani shumë luleshtrydhe, nëse dëshironi që dhëmbët tuaj të duken më të bardhë dhe lëkura më e pastër, pa njolla dhe probleme të tjera të ngjashme. Përdorni gjithmonë kallamsheqeri. Ai mund të konsiderohet si një lloj “ilaçi” që e ndihmon lëkurën tuaj të duket më e bukur. Ndërsa limoni është një dezinfektues natyral, i cili ndihmon në tretjen e ushqimeve dhe i jep fytyrës tuaj shkëlqimin e dëshiruar.

 

Jashtë kujtimet e këqija

Merrni një kuti të madhe apo baule: do t’ju shërbejë për të futur të gjitha objektet negative, apo më mirë të themi, ato që ju sjellin ndër mend gjëra të trishtuara të kohëve të shkuara. Kështu ato do të jenë më të thjeshta për t’u eliminuar.

 

Mjaft më gjërave që ju bëjnë dëm

Çdonjëri prej nesh e di se nga i vjen e keqja: mund të jetë një tris paste, apo kafeja e katërt e ditës. Për disa ditë eliminoji të gjitha këto “huqe”. Vini një bast me veten, që mund të hiqni dorë prej tyre.

 

Të gabosh është e dobishme

Tashmë edhe amerikanët e kanë vënë re këtë fakt: falimenti është një rast për t’u rritur, aq sa kapitalistët e sotëm preferojnë të financojnë sipërmarrës të falimentuar pikërisht sepse kanë mësuar nga gabimet e veta. Dhe ç’lidhje ka kjo me ne? Në të përditshmërinë tonë në bëjmë shumë gabime, të mëdha e të vogla. Mësohu t’i shohësh si raste të mira për të ndrequr të tjera gjëra në të ardhmen e për t’u bërë më e fortë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama