Tronditet SHBA shperthime te fuqishme ne Maratonen e Bostonit se paku 3 te vdekur

Tronditet SHBA, shperthime te fuqishme ne Maratonen e Bostonit, se paku 3 te vdekur
Dy shpërthime të mëdha janë raportuar pranë vijës së finishit të Maratonës së Bostonit në SHBA. Raportohet për së paku 3 të vdekur dhe 144 të plagosur. Mes viktimave është dhe një fëmijë 8 vjeç, që po priste babain e tij në vijën e finishit.

Mediat flasin edhe për një shpërthim të tretë në një librari. Pamjet janë të tmerrshme. Dëshmitarët në vendngjarje flasin për skena horror. Pamjet që vijnë nga ngjarja tregojnë kaos. Incidenti ka ndodhur tre orë pasi fituesi ka kaluar linjën e finishit. Sipas BBC, tymi është ngritur deri në 15 metra lart në ajër. Maratona e Bostonit është maratona e përvitshme më e vjetër në botë. Në këtë maratonë marrin pjesë rreth 20 mijë njerëz. Ajo është organizuar për herë të parë në vitin 1897. Pas shpërthimit janë forcuar masat e sigurisë jo vetëm në Boston, por edhe në Nju Jork dhe qytete të tjera të mëdha.





Artikujt e fundit


Reklama

Reklama