Triumf apo deshtim i Bomarshese ne Tirane?

Triumf apo deshtim i Bomarshese ne Tirane?

Komedia “Berberi i Siviljes” e Bomarshese (Beaumarchais, Pierre-Augustin Caron de (Paris 1732-1799) eshte vene ne skene per here te pare ne vitin 1784. Suksesi i saj shpjegohet me gjallerine e situatave, gjuhen e guximshme dhe pasionante, karakterizimin e personazheve, “por mbi te gjitha per satiren e fuqishme sociale qe permban”. Pikerisht per keto arsye ajo eshte muzikuar dy here nga kompozitori Paizelo dhe Rosini. Vepra e ketij te fundit, me libret te Cezare Sterbinit, u vu ne skene ne vitin 1816 dhe qysh atehere eshte ne repertorin e te gjithe teatrove metropolitane te operas, per muziken e gjalle dhe optimiste. E beme kete reptrospektive per te traguar se “Berberi i Siviljes” i Bomarshese ndryshon nga ‘Berberi i Siviljes” se Rasinit. Keshtu duhet pare edhe “Berberi i Siviljes” i Eric Vigner-it. Kjo vihet re jo vetem nga titulli i dyte qe i ka vene vepres Vigner, “Te marresh masa te kota”, por edhe nga prekja qe ai i ka bere tekstit, i cili nuk eshte me as komedia e Bomarshese e as libreti i Cezare Sterbinit, sadoqe ne thelb ruan ne menyre rigoroze gjallerine e situatave, gjuhen e fuqishme, karakteret dhe “mbi te gjitha, satiren e fuqishme sociale”.

Vepra e Vigner-it ka marre vlera te reja nga nje konceptim krejt tjeter regjisorial, bashkangjitur mbeshtetja muzikore, skenografia konvencionale, kostumet qytetare, ndricimi e, ne pershtatje me keto, aktrimin ku plastika, gjestikulacionet dhe elemente te tjere, perbejne risine kryesore te kesaj vepre. Ne kete kendveshtrim eshte pak te thuhet se kemi te bejme me nje venie ne skene moderne apo bashkekohore, terma keto qe po konsumohen vend e pa vend, aq sa gati-gati nuk thone me asgje. Por vertete kemi te bejme me nje veper krejtesisht origjinale te regjisorit Vigner, me nje veper te re te Bomarshese, ne ate kuptim si mund te thuhet per “Berberin e Siviljes” te Rosinit, prej te cilit (Rosinit) Vigner ka marre shume, jo vetem per faktin se ka vendosur nje orkester ne skene qe shoqeron gjate gjithe kohes aksionin, por sepse ne lojen e aktoreve ka perdorur edhe deklamimin skenik me kenge, nese mund te thuhet keshtu edhe per nje risi tjeter butaforike te aktrimit ne ate shfaqje.

Por nuk mund ta perfundojme me kaq argumentin tone per ta trajtuar si veper te Vigner-it ne Tirane “Berberin e Sivilies” (te treten, nese do ta quajme te pare komedine e Bomarshese, te dyte operan e Rosinit). Ashtu si Rosini u mbeshtet ne konfliktin universal te komedise se Bomarshese per te krijuar partiturat muzikore te nje ansambli vokalo-instrumental te gezueshme per triumfin e dashurise ne kohen e tij te romantizmit italian (dhe evropian), po ashtu edhe Vigner u mbeshtet ne konfliktin universal te Bomarshese (dhe te Rosinit) per ta risjelle ate ne kohen e sotme te globalizmit, duke nenvizuar nevojen e vazhdueshme per triumfin e dashurise dhe te humanizmit.

Per me teper Vigner ka krijuar nje “Berber te Sivilies” te Tiranes, jo vetem se ka kerkuar nje muzikant shqiptar per muziken (Luan Qerimin), jo vetem se eshte mbeshtetur te kostumet e fotografeve Marubi (me kostumografen Anila Zakmi), jo vetem se te gjithe aktoret jane shqiptare (Roland Trebicka, Luiza Xhuvani, Neritan Licaj, Helidon Fino, Marko Bitraku e Fadil Kujovska), por, mbi te gjitha, per simboliken e trajtimit bardh e zi te te gjithe shfaqjes qe na kujton mendesine bardhe e zi te shoqerise se sotme shqiptare; per theksimin e perseritur te fjales “shpifje-shpifje” qe shpreh ne thelb shkakun e sotem te perplasjeve te grupeve te ndryshme ne vendin tone; per trajtimin e figures se Don Bartolos, “doktorit me plastiken e pikepyetjes” qe trysnon Rozinen dhe te gjithe sallen, me “korrupsionin” e don Bazilit, qe te neverit me “muziken” e tij te hapave qe nuk degjohen.

Ata nuk te bejne te qeshesh, sepse jane te zinj e te krijojne dhimbje, ndryshe prej kontit Almaviva, Rozines dhe Figaros, qe krijojne humor dhe te bejne te qeshesh me plastiken e tyre, qe ka sherbyer edhe si mjet individualizimi te personazhit qe luajne. Ndoshta, regjisori francez, Eric Vigner, nuk eshte nisur nga realiteti tipik shqiptar ne konceptimin kesisoj te vepres se tij, por konfliktet artistike universale i mbartin keto domethenie, qe do ta bejne kete veper nje “Berberi i Sivilies” i Tiranes. Kjo edhe duke pasur parasysh se disa artiste shqiptare, qe nen ze nuk e kane pranuar si te tille vepren e re te nje regjisori te huaj ne Teatrin e tyre Kombetar.

 

 Tonin Cobani - Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama