Tritoli ndaj Tahirit/ Burg pa afat per Emirjon Gjuten

Tritoli ndaj Tahirit/ Burg pa afat per Emirjon Gjuten

Gjykata për Krimet e Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për Emirjon Gjutën, njërin prej 7 të akuzuarve për vendosjen e eksplozivit në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai ishtë lënë në burg për 15 ditë, ndërsa masa e re e sigurisë është burg pa afat. Ky vendim i Gjykatës për Krimet e Rënda vjen një ditë pas arrestimit të 4 personave të dyshuar si autor të venëies së tritolit dhe të shpalljes në kërkim të dy të tjerëve. Tre prej të akuzuarve janë pjesëtarë të familjes Gjuta, që është me origjinë nga Kukës. Ernest Gjuta u arrestua në operacionin e RENEA –s, ndërsa Vladimir Gjuta i shpëtoi arrestimit, pasi mundi të largohej nga shtëpia.

 

Në kërkim është shpallur edhe nipi i Vladimir Gjutës, Baftjar Bruka, që sipas policisë është personi që ka vendosur tritolin tek farmacia e Bashkim Tahirit më 10 shkurt. U arrestuan gjithashtu edhe Lumjan Matmuja, Kamber Bruka dhe Erjon Dule. Prokuroria për Krimet e Rënda dyshon se fisi Gjuta është hakmarrë për disa veprime të policisë kundër tyre dhe bizneseve që drejtojnë. Në fillim të dhjetorit të vitit të shkuar, policia u konfliktua me disa anëtarë të fisit Gjuta gjatë një kontrolli në një prej bizneseve pranë Liceut Artistik.

Por përplasjet kanë nisur më parë, kur Gjutajt kanë refuzuar t’i jepnin policisë pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat mendohej se kishin regjistruar atentatorët e bankierit Artan Santo.

Pak muaj pas kësaj ngjarje, në shtator të vitit 2014, FNSH ndaloi dhe arrestoi 3 persona që lëviznin me mjete të blinduara në zonën e ish –Bllokut. Të dy makinat u bllokuan dhe personat u shoqëruan në polici. Një prej tyre ishte Vladimir Gjuta, që më pas u lirua.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama