Trimerija e kryengritesve te Kosoves dhe gabim’i tyre

Trimerija e kryengritesve te Kosoves dhe gabim’i tyre
Më çdo kuvend a mbledhje prej shqipëtarësh nuku dëgjon tjatër gjë përveç fjalët: ”Kosova na zbardhi faqen, na nderoj në tërë botën”. Këto fjalë janë me arsye, se sot çêshtja shqipe hyri më tepër se sa vjet në maset(tavolinat)të cohës së mblertë të diplomacies evropiane. Trimat e Malësis’ së Shkodrës vjet na nderuan dhe i dhanë të kuptonjë botës së qytetëruar se kombi shqipëtar ron dhe ësht’ i gjallë, gjithë me atë trimëri të njëherëshëm si përpara 500 e 1000 vitesh.Pas këtyre trimave Malsorë, sinvjet e ngriti flamurin kombiar Kosova: Mahmud Zaimi dhe Zefin e Vogël e me të tjerë vendas e filluan, po edhe trimat me fletë u ranë pas edhe i dhanë funt, këta trima janë:Bajram Curri, Isa Boletini, Riza be Gjakova, Mark Gjoni, Hasan be Prishtina i cili dihet prej tërë kombit shqipëtar, Idriz Seferi, e tjerë kryetarë që mjerisht s’ua dimë emërat.

Nuk ka qenë nonjë herê kaq’i fortë bashkimi midis shqi-pëtarve si sinvjet, nukë mund të themë fare se bashkimi dhe njëmendimi ësht’i mbaruar, ashtu siç na dëshiron zemra, po lumturisht në mos jemi fare në një mendje, s’jemi njeri kundra tjetrit, siç ka ngjarë tjatër herë që na kallëzojnë pleqtë dhe istoria. Thonë se Sulejman Botusha, i cili ka qenë një patriot i mirë, s’mori pjesë në Kryengritjen për lirin’ e Shqipërisë, po nuk qe kundër, kjo pra na mbush zemrat tona plot gazment duke patur shpresë se bashkimi midis të gjithë kombit Shqipëtar dita më ditën po rënjoset dhe përhapet në çdo çip të Shqipërisë.

Luftrat q’u bënë në Kosovë prej kryengritësave aqë herë me ushtrinë xhonturke qenë fort të rrebta dhe më të rebtat u bënë më së fundi përpara Pejës (Ipekut) dhe tjetra në Boletin. Trimë-rija që rëfyen kryengritësit shqipëtarë tmerojë ushtrinë e cila e kuptoji se po vritej më kot, vetëm për qejf të ca donmeve edhe kështu u bashkua me kryengritësit.Kosova i ra kushtrimit (bories) për kryengritje dhe ky kushtrim u dëgjua në tërë Shqipëri ku trimat shqipëtarë roknë pushkët dhe dualnë maleve, për të fituar të drejtat bashkarisht, kështu bënë shumë burra nga Dibra, Korça, Elbasani, Tirana, Camëria dhe Labërija e shumë nga Malësi e Shkodrës e nga Mirdita dhe sikur të ish përzjerë ushtria turke e të mos kish rënë kabineti xhon-turk Shqipêrija e fitoj vetqeverimin e saj.

Po me gjithë ndryshimet ushqejmë shpresa të mëdha te krerët tanë kryengritës dhe themi se, do të kenë mendime të mira për Shqipërinë, ata do të kenë këto mendime:Shqipërija është si Ungaria e Austrisë, Turqija pa Shqipërinë ësht’e vdekur në Evropë, po Shqipërija nuk duhet të mbesi si ka qenë gjer më sot.

Duhet të bëhet me të vërtetë si Ungarija, të gjitha t’i ketë si ajo, vetëm një mbret të njohë, t’ardhurat të prishen për të përmirësuar gjendjen dhe fatkeqsinësi edhe të çelnë shkolla me gjuhën e saj. Të tilla mendime mbesojmë të kenë krerët tanë. Në qoftë se binden qeveritarët e rinj të Turqisë, që Shqipërija të bëhet ashtu siç kemi thënë, mund të shtrohen frymat shqipëtare, ndryshe trubullimi dhe anarkija kurrë nuk do të kenë mbarim.Kryetarët e kryengritjes së Kosovës kur hynë Shkup dhanë një tmerr, por të hyrët e tyre qe me mënt e me një taktikë që habiti të gjithë botën, po bënë një gabim si në Shkup po ashtu edhe nê Prishtinë e kudo që hynê, duhej të kishin mare të gjithë fuqinë në dorë të tyre dhe të ngrinin një qeveri të herëpër-hershme, e cila të synonte dhe të mbante sigurimin e vëndësve; S’është e mjaft të hysh në një qytet dhe të lirosh vetëm të burgosurit, ndërsa fuqinë, depot, hyqymetin e tjerë t’ua lësh sundimtarëve të parë. Kur bëhet revolucie fuqin e atij vëndi e marin në pushtet të tyre ata q’e shkelin (e zaptojnë).

Grekërit më 1821 kur hynë në Athinë menjëherë ngrenë një qeveri të tyre dhe dhanë një qarkoren’Evropë, me anë të së cilës u thoshin se nevej deklarojmë vetëqeverimin dhe kërkojmë të na njihni më vehte. Kështu kanë bërë edhe Vllehtë, Serbët e tjere kur u liruan, kështu duhet të kishin bërë edhe kryetarët tanë që hynë në Shkup dhe në Prishtinë e gjetkë. Êshtë dhe një frikë tjatër, që duhet t’i bëjnë kryetarët tanë të mendohen e t’i venë gjishtin kokës: mos t’i humbas Turqia. Të tilla ngjarje ka plot dhe duhet të marim mësim prej syresh: Përpara 90 viteve, në kohë t’Ali Pashë Tepelenës, Ali pasha i Shkodrës u nis q’andej me 15000 trima dhe u unj gjer afër Manastirit, t’i vinte në ndihmë Ali pashë Tepelenës. Shkodrani Ali pasha kish me vehte Mirditas, nga Shkodra e nga Malësia e saj. Ushtria turke i la shqipëtarët gjer u larguan mjaft nga vendet e nga far’e fisi i tyre dhe me të harirë në Përlep ua rrethoj dhe u vuri dyfeknë dhe topnë dhe i farosi, thonë se nga të 15000 shpëtuan mezi 5000 ose edhe jo.

Kështu beri qeveria turke edhe kur dha Ulqynjë, Antivarë(Tivarin U.A.) dhe Podgoricën e Malit të Zi. Dhe atje shqipëtarët qenë ngritur e s’deshnë që këto vënde të shkë-puteshin nga Shqipëria, po Dervish pasha i gënjeu dhe i futi në një vent të ngushtë ku i vuri topnë dhe thonë se vrau më shumë se 500 shpirt trima që të merrnin gjak në vetull. Kështu bëri qeveria edhe me një bej nga Shkodra, kur e zuri me Prenk Bib Dodën, të cilët i dërgoi në syrgjyn. Shkodranin mysliman e mbyti në det, do të kish mbytur edhe Prenk Bib Dodën po të mos i kishte dalë zot Franca e tjerë. Kështu bëri qeveria turke edhe në kohën e Ligës së Priz-renit, kur zuri Abdyl be Frashërin dhe s’la dy gurë bashkë gjer sa e prishi Ligën (Lidhjen e Prizrenit U.A.).

Për të gjitha që thamë më sipër, Shqipëtarët të gjithë e më shumë krerët, duhet të hapin sytë fort e të venë mend. Po nukë na mbesohet të ngjasin ato gjëra sot se, n’ato kohëra vetëm një Ali Pasha edhe dy munt të dilnin, po sot çdo trim me ndjenja kombiare është një Ali pashë dhe një dërgua që munt të ngrerë popullin dhe të luftonjë për lirin’e Shqipërisë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama