Piktori Mulliqi ekspozon ne Galerine e Arteve

Piktori Mulliqi ekspozon ne Galerine e Arteve
Në sallën e ekspozitave të përkohshme të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, në datën 6 prill do të çelet një ekspozitë personale e piktorit kosovar Musilim Mulliqi, e cila do të qëndrojë e hapur deri në datën 30 prill. Në këtë ekspozitë do të paraqiten vepra të Mulliqit të prodhuar nga viti 1970 deri në 1990. Muslim Mulliqi (1934 - 13 janar 1998) ka qenë një piktor impresionist dhe ekspresionist. U lind në një familje artistësh në Gjakovë. Ndoqi Akademinë e Artit Figurativ në Beograd dhe pastaj studimet postuniversitare po aty. Mulliqi ka vdekur më 1998.

Ai ka ekspozuar në Kosovë, në hapësirat e ish-Jugosllavisë, në Romë dhe në Tiranë. Mulliqi ka qenë profesor i pikturës në Fakultetin e Artit në Universitetin e Prishtinës, zëvendës-kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës. Galeria e Arteve të Kosovës organizon një ekspozitë të parvjetshme me emrin e tij. Ai ka qenë dhe do të mbetet një nga figurat më të shquara të artit shqiptar. Galeria Kombëtare e Arteve ndodhet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" Tiranë, Tel: +355 4 222 60 33. Galeria është e hapur nga e marta në të shtunë nga ora 10:00 - 17:00, kurse të dielën nga ora 10:00 - 14:00.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama