Travel Pulse 5 vende fantastike per tu vizituar ne Shqiperi

'Travel Pulse':  5 vende fantastike per t'u vizituar ne Shqiperi

Me një bukuri të tepërt natyrore, sajte arkeologjike unike, fshatra të veçantë dhe pozitën e favorshme gjeografike, Shqipëria është një gur i çmuar evropian, që do të provojë një shpërthim popullariteti herët a vonë. Kështu e nis artikullin kushtuar vendit tonë “Travel Pulse” e cila rendit 5 destinacionet që duhen vizituar me patjetër në Shqipëri. Artikulli vijon më tej, duke iu referuar rënies së komunizmit dhe mrekullive të sotme, që çdo vizitor i botës duhet t'i prekë nga afër të paktën një herë.

Kanë kaluar 20 vjet që nga rënia e komunizmit, një sistem qeverisës që e mbajti Shqipërinë plotësisht të izoluar nga pjesa tjetër e botës. Tani, ky shtet është një vend i sigurt dhe vibrues, i cili duhet eksploruar nga udhëtart, plot me vendas miqësorë, kuzhinë të shkëlqyer dhe infrastrukturë të rrallë. Nëse jeni gati për të provuar Shqipërinë, mos humbisni këto pesë vende:

 1. Tirana

Kryeqyteti plot ngjyra i Tiranës është vendi perfekt për të mësuar për kulturën e vendit dhe një bazë për ekskursionet jashtë sajë. Me ndërtesa të pikturuara dhe shumë parqe të blerta, një nga anët më të mira të Tiranës janë shëtitjet dhe energjia evropiane unike që merr teksa shëtit. Mos harroni të vizitoni Muzeun Arkeolgjik, Kalanë e Skënderbeut dhe Xhaminë e Et’hem Beut.

2. Riviera Shqiptare

Harroni rivierat e tejmbushura franceze dhe italiane për një arratisje në plazhet e Rivierës Shqiptare. Në brigjet jugperëndime të vendit, do të gjeni veçantinë e plazheve të rinovuara dhe rezorteve. Do të gjeni rërë të bardhë, ujëra të blertë, plazhe të veçuara, perëndime përrallore dhe hotele e restorante me çmime të arsyeshme. Çfarë të prisni më shumë se kaq?

3. Berat

Qyteti magjik, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s është një vend i preferuar për udhëtime. I quajtur “Qyteti i Njëmijë Dritareve”, ai karakterizohet nga shtëpi të lyera me bojë të bardhë, të ndërtuara në një faqe kodre, që të çojnë në Fortesën e Beratit. Përhumbesh duke eksploruar rrugët antike, të tejmbushura, që gjarpërojnë përmes lagjeve. Nëse nuk ju mjafton qyteti, aty ka disa vinoteka lokale, ku mund të provoni eksperiencën e shijimit të verës.

4. Gjirokastra

Një tjetër sajt që mbrohet nga UNESCO, Gjirokastra është një nga qytetet e fundit që u mbijetoi otomane në Ballan. Rrugët e saj të thikta e kanë pagëzuar qytetin me emrin “Qyteti i Gurtë” dhe një shëtitje në këto rrugë ikonike do t’ia vlente për një mbasdite të këndshme. Mos harroni Kalanë e Gjirokastrë, e cila ka një histori të mrekullueshme dhe pamje të shkëlqyer.

5. Liqeni i Komanit

Disa e konsiderojnë si udhëtimin më impresionues me varkë në Europë. Ka një arsye të mirë për këtë. Një shëtitje përmes maleve madhështore me një varkë të zonës do t’ju kthejë në fshatrat e vjetër autentikë dhe të qetë shqiptarë. Sigurohuni që të ndaloni në Luginën e Valbonës, zemra dhe shpirti i Alpeve Shqiptare dhe një vend mahnitës ku mund të bëni “hiking” dhe ekskursione të tjera.

Edhe pse është e pamundur të bësh një gjykim të plotë për një vend të bukur dhe unik si Shqipëria në pak ndalesa, shpresojmë se këto pesë vende do t’ju frymëzojnë të niseni drejt saj para kujtdo tjetër.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama