Trajneri i Kosoves De Biasi frikacak na kualifikoi Ballist Morina

Trajneri i Kosoves: De Biasi  frikacak, na kualifikoi Ballist Morina

"Kualifikimin historik të Shqipërisë nuk na e dha Gianni De Biasi por Ismail Morina". Kjo është deklarat e trajnerit të përfaqësueses së Kosovës Ismet Munishi, i cili vijoi akuzat ndaj teknikut italian duke e quajtur si një frikacak.

Munishi vijoi fjalën e tij duke thënë se Shqipëria nuk do të mund të kualifikohej pa fitoren 3:0 kundër Serbisë, të fituar në tavolinë.

Ai e cilëson Morinën si një sulmues të kombëtares i cili për momentin qëndorn pas hekurave.


“Ballist Morina është sulmuesi më i madh i kombëtares shqiptare, i cili gjendet në burg në Tiranë për momentin. Ai është njeriu që i ka bërë tre gola Serbisë, pa atë rezultat nuk do të mund të kualifikoheshim. De Biasi para se të merrte Shqipërinë, ishte thjesht një trajner modest i ligës së dytë në Itali. E falënderojmë De Biasin, ia puthim edhe këmbët, por ai nuk është trajner i klasit të lartë ”, ka deklaruar Munishi për televizionin Klan Kosova.

Trajneri kosovar i futbollit përfundoi fjalën e tij duke thënë se në Kampionatin Europian Shqipëria nuk do mund të kalojë as grupet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama