Trajneri Sormani i mbyll deren Mazrekajt nuk e do ne ekip

Trajneri Sormani i mbyll derën Mazrekajt, nuk e do në ekip

Mentor Mazrekaj duket gjithmonë e më shumë larg Partizanit. Mesfushori i krahut të majtë, i cili sezonin e shkuar ka treguar një formë të shkëlqyer me të kuqtë, ka realizuar pak muaj më parë një operacion dhe nga ai moment nuk është kthyer më në ekip.

Mentor-Mazrekaj

Aludimet në lidhje me të ardhmen e tij te të kuqtë kanë qenë të shumta, duke qenë se mesfushori është një nga lojtarët e preferuar të presidentit Demi, por me sa duket jo i trajnerit italian Sormani. Burime pranë të kuqve kanë bërë me dije se trajneri është informuar në lidhje me aftësitë e futbollistit dhe nuk ka shprehur dëshirën për ta pasur në ekip për sezonin e ardhshëm.

Madje një gjë të tillë, por pa përmendur emra, tekniku, i cili njihet tashmë për disiplinën e lartë, e ka bërë edhe publikisht duke thënë se nuk kërkon lider në ekip, por një grup. Duke qenë se Mazrekaj gjithmonë ka qenë një nga "të përkëdhelurit", por në skuadrën e Sormanit nuk ka vend, kështu që zërat për një rikthim të mundshëm të tij po zbehen gjithmonë e më shumë te "demat".

mentor mazrekaj

Fiziku

Por, një nga arsyet dhe më kryesorja pse lojtari nuk është në planet e trajnerit, ka të bëjë me formën e mesfushorit. Herën e fundit që është shfaqur në kampin e kuq, Mazrekaj dukej se kishte shtuar ndjeshëm në peshë pas operacionit dhe do t'i duhej pak kohë që të rifitonte formën optimale. Një fakt i tillë bie ndesh edhe me idetë që ka trajneri italian për lojtarët që aktivizon. Sormani kërkon futbollistë që vrapojnë gjatë gjithë 90 minutave dhe e bëjnë të njëjtën gjë edhe në procesin stërvitor.

ARMAND HALILI



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama