Tragjedia ne Alpe piloti bente psikoterapi

Tragjedia ne Alpe, piloti bente psikoterapi

Hetimet për përplasjen e fluturimti 9525 të “Germanvvings” nuk kanë zbuluar detaje për motivet që e çuan bashkëpilotin Andreas Lubitz drejt rrëzimit të avionit, por ka të dhëna se ai vuante nga tendenca suicidale para karrierës së tij në aviacion. Regjistri i tij mjekësor tregon se Lubitz kishte tentuar vetëvrasjen një herë dhe për këtë arsye, i ishte nënshtruar psikoterpaisë. Sipas Kumpas, kjo kishte ndodhur kohë përpara se ai ta merrte licencën e pilotit.

Zyra e Prokurorisë së Shtetit në Dyseldorf, Gjermani theksoi se nuk ka të dhëna që të sugjerojnë se Lubitz kishte shfaqur prirje vetëvrasëse, ose kishte sjellje agresive para aksidentit tragjik.

Besohet se Lubitz e la jashtë kabinës kapitenin dhe e rrëzoi qëllimisht avionin në Alpet Franceze, ditën e enjte, duke vrarë 150 njerëzit që ishin në bord. Mirëpo, hetuesit nuk kanë gjetur ndonjë dokument, ose bisedë ku bashkëpiloti të ketë folur për motivet, ose të ketë rrëfyer plane për një gjë të tillë, tha zëdhënësi i Prokurorisë, Christoph Kumpa.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama