Tragjedia ajrore piloti rrezoi qellimisht avionin

Tragjedia ajrore, piloti rrezoi qellimisht avionin

Fakte tronditëse janë zbuluar për tragjedinë e rrëzimit të avionit në Alpet franceze, ku humbën jetën 150 njerëzit që ndodheshin në bord. Sipas hetimeve, aksidenti ajror ndodhi për shkak të ndihmëspilotit Andreas Lubitz, si cili rrëzoi qëllimisht avionin.

Ndihmëspiloti i fluturimit "Germanwings" që u rrëzua në Alpet franceze, e kishte lënë pilotin kryesor jashtë kabinës, duke u përpjekur për të rrëzuar aeroplanin, tha një prokuror francez në një konferencë shtypi në Marsejë.

Ndihmëspiloti nuk kishte thënë asgjë, deri në momentin që piloti u largua nga kabina, dhe ishte gjallë derisa aeroplani u rrëzua, tha hetuesi, duke shtuar se autoritetet mund ta quajnë këtë një mision vetëvrasës. Informacioni është marrë nga një regjistrues që ndodhej në kabinë, dhe që ka të regjistruar zërat e dy pilotëve.

"Ndihmëspiloti ishte i vetmi që ndodhej në kabinë.  Ndërkohë që ishte vetë, ai i manipuloi butonat në sistemin e monitorimit të fluturimit. Ai ishte i vetëm në krye të avionit Airbus 320".

Hetuesi tha se veprimet e tij ishin të qëllimshme, dhe se piloti e kishte pyetur për të marrë kontrollin e avionit duke hyrë në kabinë, por ndihmëspiloti nuk i ishte përgjigjur.

"Pastaj ne filluam të dëgjonim zhurmë, dhe dikush u përpoq që të shkatërronte derën. Kjo është arsyeja pse alarmet u lanë të fikur.  Sepse ka protokolle që tregojnë çfarë duhet bërë në një rast të ndonjë sulmi terrorist".

Robin tha se aeroplani ishte dridhur derisa ai u rrëzua përtokë, dhe gjatë gjithë këtij momenti nuk ishte regjistruar asnjë zë.

"Asnjë sinjal, zero “Më ndihmoni”, zero "SOS", tha ai.

Hetuesi tha se ndihmëspiloti e kishte njoftuar familjen e tij dhe se ata ishin shokuar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama