Tirana nuk ndalet siguron vizat per tre sulmues te tjere

Tirana nuk ndalet, siguron vizat për tre sulmues të tjerë

Te Tirana projektojnë edhe tri goditje në merkato. Pasi kanë siguruar shërbimet e sulmuesit të Kombëtares së Gabonit, Romuald Ntsitsigui, klubi ka arritur akordin me dy kongolezë dhe një nigerian.

tirana stervitje

Edhe pse në heshtje të plotë, drejtuesit kanë mbyllur të gjitha procedurat, që ata shumë shpejt të vihen nën urdhrat e stafit teknik. Bardheblutë kanë marrë zyrtarisht OK-in edhe nga Ministria e Jashtme për vizat e afrikanëve, çka do të thotë që brenda pak ditësh ata do të marrin rrugën drejt Shqipërisë.

Emrat e tyre mbeten një mister më vete, megjithatë gazeta mëson se i radhës që do t'i bashkohet ekipit është një nigerian. Këtë herë bëhet fjalë për një "pykë" të mirëfilltë, ndërsa zbulohet se ai ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Nigerisë. Me shumë mundësi brenda kësaj jave ai do të "zbarkojë" në kryeqytet, ndërsa gjatë javës së ardhshme priten edhe dy sulmuesit e tjerë që vijnë nga Kongo.

Vizitat mjekësore

Pasi nisi stërvitjen i diferencuar pasditen e së mërkurës, dje Romuald Ntsitsigui ka nisur përgatitjet me grupin. Sulmuesi i krahut dje do të kryente vizitat mjekësore, megjithatë nga sa mësohet kontrollet do të kryhen vetëm sot. Nëse i kalon me sukses, atëherë pritet që klubi të bëjë gati kontratën për 25-vjeçarin.

13935047_1738148969774551_5864332860555880560_n-470x330

Ntsitsigui hap "siparin" e blerjeve për sulmin, megjithatë nuk e kompleton këtë repart. Ofensiva është kthyer në një "gangrenë" më vete, ndërsa prej më shumë se dy vitesh, kryeqytetasit nuk kanë gjetur dot "njeriun-gol". Mungesa e alternativave ka bërë që t'i kthehen "dashurisë" së vjetër. Sezonet e fundit në radhët e Tiranës janë aktivizuar disa elementë nga Afrika, megjithatë ata që kanë lënë më shumë gjurmë janë Selemani Ndikumana dhe Francis Kahta. Të parin e kishin objektiv edhe këtë verë, megjithatë kapiteni nga Burundit zgjodhi Katarin para bardhebluve.

Noma dhe Markoviç

Miroslav Markoviç dhe Rjota Noma janë dy nga të huajt që kanë kaluar "klasën" te Tirana. Të dy lojtarët kanë dhënë "shkëndija" pozitive gjatë provës që zhvilluan me bardheblutë në Zllatibor, megjithatë ende nuk janë telefonuar. "Bomberi" serb dhe sulmuesi i dytë nga Japonia mbeten pezull prej afrikanëve.

Ryota Noma

Ryota Noma

Në varësi të performancës së lojtarëve që priten të vijnë në vazhdim te kryeqytetasit, do të vendoset fati i tyre. Pra nëse ndonjë nga pistat e lojtarëve që vijnë nga Afrika e largët do të dështojë, drejtuesit me gjasa do të kontaktojnë Jomën ose Markoviçin.

ADELA MERKO



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama