Tirana merr ne Serbi edhe mesfushorin e kombetares Shpresa

Tirana merr në Serbi edhe mesfushorin e kombëtares Shpresa

Skuadrës së Tiranës në fazën përgatitore në Serbi i është bashkuar edhe Klodian Gino. Mesfushori i talentuar 22 vjeçar, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë, do të jetë në provë gjatë këtyre ditëve, para se të vendoset nëse do të nënshkruhet apo jo një kontratë me të.

klodian gino

Fantazisti është një prodhim i akademisë së njohur të Olimpiakos dhe në të kaluarën ka luajtur me të gjitha përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, duke regjistruar ndër të tjera edhe 10 ndeshje me fanellën e Kombëtares Shpresa.

klodian gino

Beratasi ka qenë prej dy vitesh pjesë e Arisit në Greqi, një klub me shumë traditë por që për shkak problemesh financiare kishte rënë në kategoritë e uleta greke.

Futbollisti do të jetë nën vëzhgimin e trajnerit Daja dhe stafit teknik të Tiranës, i cili do të vendosë gjatë qëndrimit në Serbi nëse do të mbajë Ginon, për t'iu dhënë mundësinë të vazhdojë karrierën në Kategorinë Superiore.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama