Tirana lojtaret kerkojne pagat para zyres se Lulzim Bashes

Tirana, lojtaret kerkojne pagat para zyres se Lulzim Bashes
Futbollistët e Tiranës përshkallëzuan protestën për mosshlyerjen e detyrimeve financiare nga ana e klubit. Bardheblutë trokitën në dyert e Bashkisë, për t’ia kërkuar personaisht rrogat e prapambetura kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha, pasi nuk u besojnë më premtimeve të administratorit të klubit, raporton Super Sport. Sipas tyre, shuma që duhet të përdorej për rrogat e tyre, po ruhet për merkaton e verës.

Portieri Ilion Lika i ka kujtuar Bashkisë se po cënon rëndë jo vetëm familjet e futbollistëve, por edhe imazhin e saj.

Pavarësisht tentativës për të takuar kryebashkiakun Lulzim Basha, futbollistët e Tiranës u detyruan të largoheshin pa i dhënë zgjidhje problemit të tyre.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama