Tirana gjen akordin me nje ish-lojtar te Bajern Mynihut

Tirana gjen akordin me një ish-lojtar të Bajern Mynihut

Një ish-futbollist i Bajern Mynih do të bëhet pjesë e Tiranës. Ka qenë vetë klubi bardheblu i cili ka konfirmuar se sulmuesi nigerian Emeka Emerun, i është bashkuar skuadrës në grumbullimin në Serbi.

emeka emerun

"Sulmuesi nigerian Emeka Emerun ka mbërritur sot në mesdite në resortin ku skuadra është grumbulluar në Zlatibor. Ai do të jetë pjesë e Tiranës, pasi më parë është gjetur akordi për të nënshkruar një kontratë. Emerun do të kryejë nesër testet mjekësore dhe më pas do t'i bashkohet skuadrës në stërvitje për të zyrtarizuar më pas marrëveshjen që e bën zyrtarisht bardheblu.

Emeka Emerun

Sulmuesi 21-vjecar ka bindur stafin teknik, që ka ndjekur disa nga ndeshjet e fundit që ai ka zhvilluar në Serbi me skuadrën e Sloboda Uzicës. Emerun është produkt i shkollës së Bajern Mynih ndërkohe që para se të transferohej tek Sloboda, ka luajtur në Tunizi për dy sezone. Sulmuesi është prezantuar sot me skuadrën dhe tani është akomoduar në kampingun bardheblu në Zlatibor", shkruhej në njoftimin e klubit kryeqytetas.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama