Thojini lamtumire fryrjes se barkut me keto ushqime

Thojini lamtumire fryrjes se barkut me keto ushqime

Frutat e freskëta, sallatat, mjalti etj., janë disa nga ushqimet, të cilat ndihmojnë në një tretje të mirë. Në këtë mënyrë shmanget edhe ndjesia e fryrjes në bark

Mostretja vërehet kur ndiejmë një tejngopje, ndërsa barku na fryhet shumë, si të ishte mbushur plot me ajër, sidomos pasi kemi ngrënë. Për pasojë, ky është rezultati i një ushqyerjeje jo të mirë, me brumëra apo në veçanti me yndyra. Për të gjetur një zgjidhje efikase për këtë problem, ju sugjerojmë disa ushqime që mund të jenë shumë të dobishme dhe që do t’ju ndihmojnë në këtë proces.

Ja pra se cilat janë ilaçet natyrale për të shmangur fryrjen e barkut:

Frutat e freskëta

Frutat e freskëta janë ideale për të na ndihmuar në zgjidhjen e problemeve që shkaktojnë një tretje jo të mirë, sepse ato përmbajnë sasi të mëdha fibrash dhe uji, përveç faktit se yndyrat në to janë inekzistente. Por, gjithsesi, bëni kujdes: frutat duhet të jenë të ndryshme. Nuk është e nevojshme ta mësoni organizmin të hajë gjithmonë të njëjtën frutë. Ndërkaq, mos e ekzagjeroni me konsumimin e tyre, sidomos nëse keni një sistem delikat tretjeje. Çdo gjë që merret tepër bën keq.

Sallatat

Të gjithë e dimë se sallatat janë shumë ushqyese, sidomos ato që përgatiten duke kombinuar perime me fruta si me ananas dhe papaja. Sallatat janë esenciale për të përmirësuar mostretjen, në veçanti nëse konsumohen në fillim të ditës ose në drekë, duke qenë se në darkë është e nevojshme të hahet diçka më e lehtë, si një krem perimesh, gjithmonë në porcione të vogla, në mënyrë që në shtrat mos të shkoni të tejngopur duke e vështirësuar kështu tretjen.

Farat e jonxhës dhe thjerrëzat

Farat e jonxhës dhe thjerrëzat janë të shkëlqyeshme për organizmin, sepse ato përmbajnë një sasi të madhe vitaminash dhe mineralesh. Këto ushqime, ndër të tjera, kanë një veçori të madhe që mund të shtohen në sallata ose në supat që përgatisni vetë në shtëpi.

Lakër e regjur

Falë fermentimit, fibra dietike është më e thjeshtë për t’u tretur dhe për këtë motiv është ideale për t’u shtuar në çdo pjatë. Theksojmë se lakra e regjur apo e fermentuar ka një shije shumë të kripur dhe të thartë ndaj do të ishte mirë që ta shpëlanit me pak ujë përpara se ta shërbeni.

Mjaltë ose molusqe për të zëvendësuar sheqerin

Llojet e mjaltit të prodhuar edhe nga drithërat ndihmojë për të përmirësuar tretjen në mënyrë shumë efektive. Megjithatë, nuk duhet të harroni se këto lloje mjalti duhet t’i përdorni me kujdes, sepse janë sheqerna të koncentruar dhe për këtë arsye nuk mund të përdoren nga personat që vuajnë prej diabetit.

Mos harroni

Është shumë e rëndësishme që të përmirësoni zakonet e ngrënies, sepse në këtë mënyrë problemet e tretjes mund të mbahen nën kontroll më lehtë, ndërsa jeta do t’ju bëhet më cilësore.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama