Thaci Opozita po perdor dhunen per synime politike

Hashim-Thaçi2-299x200TIRANË, 13 Tetor /ATSH- I. Vata/ -Zevendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi deklaron se opozita po vazhdon të përdor dhunë për synime politike, por ju kujtoj se pushteti merret vetëm me vota.

Zevendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Thaci në nje status të tij ne Facebook, pasditen e së martës, i është përgjigjur opozitës ku shprehet se "për fat të keq, opozita po vazhdon të përdorë dhunën për të realizuar synimet e veta politike. Lidershipi i opozitës duhet të kuptojë se pushteti fitohet vetëm me votë e assesi me dhunë. Mungesa e besimit të qytetarëve nuk kompenzohet me ekstremizëm politik. Institucionet legjitime të Republikës do të vazhdojnë punën e tyre, pavarësisht zhurmës dhe akteve të dhunës nga pakica opozitare. HTH".

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama