Telenovela Real-Modri� merr fund kroati mberrin ne Madrid

Telenovela Real-Modri� merr fund, kroati mberrin ne Madrid
Luka Modriç tashmë mund të konsiderohet një lojtar madrilène. Mesfushori kroat ka fluturuar gjatë ditës së sotme në Madrid, për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar me Realin. Tratativat pët Modriç kanë zgjatur gjithë verën dhe kanë qenë të vështira. Reali do të paguajë 38 milionë euro për Totenhem, ndërkohë që PSG kishte ofruar 40 milionë. Por, dëshira e lojtarit për të luajtur me Realin, ka bërë diferencën. Afrimi i Modriç tek Reali ndërkohë ka bërë pothuajse të sigurtë largimin e brazilianit Kaka. Destinacioni i këtij të fundit pritet që të jetë rikthimi tek Milani.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama