Ekspozita Shtepi – nje - dhomshe

Ekspozita 'Shtepi – nje - dhomshe'
Në datën 12 nëntor 2011, ora 18:00, në oborrin përpara Galerisë së Arteve në Tiranë zhvillohet aktiviteti me titull "Ngjyra, ëndrra dhe konflikte", në kuadrin e të cilit hapet një ekspozitë dhe zhvillohen biseda me artistët austriakë dhe gjermanë Philipp Morlock, Myriam Holme, Skafte Kuhn dhe B. Fleischmann. Në oborrin përpara Akademisë do të ekspozohet "Shtëpi-një-dhomshe", një koncept ekspozimi i përkohshëm dhe fleksibël. Siç e thotë dhe vetë emri kjo "shtëpi" e ndërtuar nga artisti gjerman Philipp Morlock është një ndërtesë në formën klasike të një shtëpie me një dhomë.

Nëpërmjet një kupole xhami, që shërben si çati, mundësohet ndriçimi natyral i dhomës së bardhë 4x4 të shtruar me parket druri. Në këtë mënyrë krijohet një dhomë ideale ekspozimi në traditën e white cube. Një figurë mbrojtëse vendosur mbi një piedestal në formën e një arke thesari 4,8 metra të lartë, bazuar në figurën e rojeve të tempujve të dikurshëm, ruan vendin e ekspozimit gjatë kohës së qëndrimit të vizitorit në hapësirën e brendshme. Forma e figurës mbrojtëse është abstraksioni i një figure njerëzore - thyerja e këndeve bashkon anën e brendshme dhe të jashtme si dhe simbolizon natyrën jo të përkryer njerëzore.

Ky aktivitet është një bashkëpunim midis Ambasadës së Austrisë, Ambasadës Franceze, Ambasadës Gjermane, Galerisë Kombëtar

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama