Piktura e jetes moderne – Edicioni XVII

'Piktura e jetes moderne' – Edicioni XVII
Edicioni XVIII i ekspozitës Onufri 2011 e titulluar "Piktura e jetës moderne" do të vazhdojë të qëndrojë hapur deri më 5 shkurt 2012. Piktura e jetës moderne" apo kërkimi i modernitetit është një përpjëkje për ta çliruar artin nga klishe dhe formate të ditës të cilat e tipizojnë dhe e kategorizojnë atë.

Ky kërkim synon ta vërë atë përballë vlerave universale dhe ta lërë hapur qëllimin e tij. Kurator i ekspozitës është artisti dhe studiuesi Alban Hajdinaj. Në këtë ekspozitë marrin pjesë: Klodiana Alia, Arben bajo, Sonilda Bardhoshi, Sotir Capo, Rafael Dembo, Brilanta Kadillari, Sidi Kanani, Jakup Keraj, Kristaq Sotiri, Roland Tasho, Orion Shima, Dhimitër Vangjeli dhe Ergys Zhabjaku etj. Pjesë e këtij aktiviteti do të jetë edhe dhënia e çmimit "Onufri"nga një juri ndërkombëtare që GKA do të thërrasë për këtë qëllim.

Galeria Kombëtare e Arteve është e hapur nga e marta në të premte 10:00 - 17:00, ndërsa të dielën 10:00 – 14:00.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama