Kori i vajzave ne ambasaden e Gjermanise

Kori i vajzave ne ambasaden e Gjermanise
Ditën e mërkurë, datë 25 prill, ora 18.00, në sallën e Ambasadës Gjermane, Rruga "Skënderbej", Nr. 8, Tiranë, vajzat e Liceut Artistik "Jordan Misja" do të japin një koncert. Kori i Vajzave sjell në programin e tij këtë radhë një repertor të ri me vepra sa klasike, aq dhe moderne, sa këngë qytetare të traditës, aq dhe këngë qytetare të përpunuara. Ky repertor i është përmbajtur traditës së suksesshme të korit në vite duke ofruar muzikë nga kompozitorë të njohur ndërkombëtarë dhe shqiptarë si Mozart, Schubert, Brahms, Bernstein, Harapi, Gjoni, Vako, Verdi. Dirigjente është Ermira Alliu. Për rreth 52 vite jetë artistike Kori i Vajzave, ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e rëndësishme kombëtare në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan etj, si dhe në aktivitetet ndërkombëtare në Zvicër, Gjermani, Austri, Francë, Itali, Maqedoni etj, duke marrë gjithmonë vlerësime të larta nga juritë e festivaleve si dhe nga kritika muzikore. Hyrja është me ftesa.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama