Te rejat me te fundit nga Jonida Maliqi

Të rejat më të fundit nga Jonida Maliqi
Nëse klikoni në www.jonidamaliqi. com ju do të mund të gjeni aty gjithçka rreth këngëtares simpatike që ka gjithmonë tendencë ndryshimin, qoftë në look, qoftë në paraqitjen e saj skenike. Faqja është e ndarë në katër kategori, ku në fillim niset me biografinë e më pas kalohet tek muzika, galeria dhe kontaktet. Në rubrikën e biografisë, Jonida ka bërë një rrëfim të vërtetë të gjithë jetës dhe karrierës së saj artistike deri në këto momente, rreshta të shkruar me shumë dashuri, ku siç shprehet dhe ajo vetë, më parë nuk do kishte marrë mundimin ta bënte kurrë një gjë të tillë.

Në rubrikën e muzikës, menjëherë sapo klikon, në ekran shfaqet albumi i parë i këngëtares të titulluar “Nuk të pres” të cilin ia dedikon familjarëve dhe Gentit, bashkëshortit të saj. E ndërsa klikohet tek galeria, një direktori më vete që askush nuk duhet ta humbë. Foto pafund të mirërealizuara nga fotografi G. Kaleci në terrene të ndryshme dhe modele flokësh e veshje të jashtëzakonshme. Interesante janë dy detaje që vetë Jonida ka vendosur t’i ndajë me fansat e saj. Disa foto private që sjellin nostalgjinë, si dhe gjithë kopertinat e revistave në të cilat këngëtarja është shfaqur. Kush dëshiron të kontaktojë këngëtaren, këtë mund ta bëjë fare mirë në: info@jonidamaliqi.com


Gazeta: Shqiptare

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama