Te pavertetat historike qe na jane rrenjosur si fakte

Te pavertetat historike qe na jane rrenjosur si fakte

"Independet" ka listuar një numër shumë të madh gjërash që mund t’i kemi pranuar si fakte, por, që s'janë gjë tjetër veçse mite të pranuara gjerësisht që duhen rrëzuar.

Ja disa prej tyre:

Vatrat e gjuhës

Në të vërtetë, nuk ka sektorë të ndryshëm për çdo shije: e athët, e hidhur, e kripur, e ëmbël dhe umami. Shijet ndihen nga gjuha në tërësi.

Peshkaqenët nuk preken nga kanceri

Oh, po, ata mund të vuajnë nga kanceri. Veçanërisht, nga kanceri i lëkurës.

Demat e urrejnë të kuqen

Në fakt, demat janë të verbër ndaj ngjyrave. Ata reagojnë ndaj lëvizjeve të shamisë së luftëtarit të demave, të cilën e perceptojnë si snjë rrezik.

Napoleoni ishte i shkurtër

Kjo është një përrallë. Ai ishte 1 metër e 70 centimetër, pra, mbi gjatësinë mesatare të francezëve të kohës.

Vrimat e zeza

Në fakt ato nuk janë "Vrima" por objekte me densitet të madh, me një tërheqje masive gravitacionale.

Muri i Madh Kinez

Miti është se ai nuk duket nga hapësira. Duhet ta rrëzojmë këtë mit, pasi ai mund të shihet.

Raportimet për persona të zhdukur

Policisë nuk i duhen 24 orë për të pranuar raportin e një personi të zhdukur.

Bananet rriten në pemë

Në fakt, ato rriten në shkurre gjigande, që ngjajnë me pemë. E vëmë me bast se nuk e kishit ditur këtë!

Lakuriqët janë të verbër

Ata jo vetëm që mund të shohin, por përdorin edhe lokalizimin e tingujve. Prandaj, ata janë aq fantastikë!

Salieri e urrente Moxartin

Nuk ka ndodhur si në film. Ata ishin miq kompozitorë me pak rivalitet. Asgjë më tepër.

Ajnshatjni ishte mbetës në matematikë

Jo! Ai thjesht nuk kaloi provimimin e pranimit, por mbetej ekselent në matematikë.

Ne kemi 5 shqisa

Në fakt, ne kemi 20 të tilla, ku përfshihen edhe ekuilibri, dhimbja, lëvizja, uria, etja, etj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama