Te mirat e cajit kamomil

Te mirat e cajit kamomil

Çaji kamomil është një pije e fuqishme, në gjendje të kurojë një numër sëmundjesh. Sigurisht që ka edhe efekte anësore, por nëse e përdorni me kujdes, do të përfitoni nga të mirat që çaji i kamomilit ofron.

Lufton pagjumësinë dhe vepron si qetësues


Kamomili në sasi të vogla mund të veprojë kundër pagjumësisë dhe ndjesisë së ankthit. Gratë shtatëzëna duhet të kenë kujdes të mos e përdorin, pasi rriten mundësitë e abortit spontan.

Ndihmon në imunitet


Sipas një studimi, konsumimi i çajit të kamomilit nxit sistemin imunitar që të luftojë bakteriet. Kjo mund të shpjegojë përdorimin e tij kur jemi sëmurë me të ftohtë ose grip.

Përdorimi gjatë ciklit menstrual dhe kundër tensionit


Pas pirjes së kamomilit rriten nivelet e glicinës, të cilat reduktojnë spazmat muzkulare dhe relaksojnë nervat, duke përfshirë dhe ngërçet uterine dhe tensionin, të dyja të lidhura me ciklin menstrual. Kamomili mund të ketë edhe efekte estrogjenike, që e bën të papërdorshëm nga femrat me tumor në gji ose në mitër, pa aprovimin e mjekut.

Sëmundjet tek foshnjat


Me qënë se kamomili relakson muskuj, qetëson stomakun e foshnjave dhe ndalon diarrenë. Ai duhet të përdoret me kujdes tek fëmijët, por ka efekt të pëlqyeshëm ndaj dhumbjes së barkut.

Problemet me lëkurën


Përdorimi oral ose topikal i çajit të kamomilit ndihmojnë në qetësimin e problemeve të lëkurës si ekzema, dermatitis, urtikarjen, edhe pse rezultatet nuk janë provuar shkencërisht. Fatkeqësisht, përdorimi i kamomilit mund të shkaktojë reaksion alergjik tek disa njerëz.

Dhimbjet e gojës


Një përzjerje e çajit të kamomilit me sherebelën mund të përdoret për të qetësuar ulçerat në gojë, nëse përdoret si shpëlarës deri në 6 herë në ditë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama