Te kuqte perqendrim maksimal te Terbuni

Të kuqtë, përqendrim maksimal te Tërbuni

Para seancës së djeshme stërvitore, zyra për shtyp e klubit nxori para mediave dy mesfushorët Asion Daja e Lorenc Trashi dhe me deklarimet e tyre asnjë lojtar nuk do të fliste deri në përfundim të ndeshjes me Tërbunin.partizani agostineli racic batha

Të kuqtë kërkojnë impenjim maksimal për këtë sfidë, pasi janë "djegur" një herë nga kundërshtari në fazën e tretë. Vlerësimi maksimal i kundërshtarit u pa edhe gjatë seancës së djeshme, e cila u zhvillua në Kamzë. Trajneri Agostineli i ka "shtrydhur" mirë dje lojtarët si në aspektin fizik, edhe në atë tekniko-taktik.

Për këtë sfidë stafi është i detyruar që të bëjë disa ndërhyrje në formacion, pasi Batha dhe Fejzullahu kanë plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë, njëkohësisht mungon edhe kapiteni Alban Hoxha, i cili u ndëshkua me të kuq në Kukës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama