Personat qe e teprojne me alkoolin rrezikojne atak ne zemer

Personat qe e teprojne me alkoolin, rrezikojne atak ne zemer

Më mirë të pish çdo ditë në sasi të vogël se sa një herë në javë me sasi të tepruar. Ky është përfundimi që ka dalë nga studimi i ekspertëve të Harvardit në lidhje me konsumimin e alkoolit.

Sipas tyre, personat që nuk pijnë gjatë ditëve të javës dhe konsumojnë shumë gjatë fundjavës kanë 72% mundësi që të kenë një sulm në zemër.

E kundërta ndodh me ata të cilët konsumojnë alkoolin çdo ditë dhe me sasi të vogël, pasi është vërtetuar se ky zakon i mbron ata nga infarkti. Ekspertët kanë vërtetuar se personat që preferojnë vodkan, uiskin janë më të rrezikuar nga një sulm në zemër se sa ata që preferojnë birrën ose verën.

“Të konsumosh alkool me tepër nga sa rekomandohet është shumë e rrezikshme, sidomos nëse kjo ndodh në një natë të vetme. Personat të cilët nuk pijnë gjatë gjithë javës, por vendosin që ta teprojnë në një natë të vetme kanë shumë munësi që të kenë një sulm në zemër, madje që atë natë” - ka thënë Christopher Allen.

Po ashtu, në një studim të mëhershëm është konstatuar se adoleshentët të cilët konsumojnë alkool rrezikojnë të dëmotjnë pjesët e trurit që lidhen me të mësuarit dhe kujtesën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama