Te dashuruar ne rini e rigjejne njeri-tjetrin ne internet martohen pas 70 vjetesh

Te dashuruar ne rini, e rigjejne njeri-tjetrin ne internet, martohen pas 70 vjetesh

Është e vërtetë që dashuria nuk njeh moshë. Kështu, pas 70 vjetësh një çift që kishin qenë të dashur në rini e rigjetën njëri-tjetrin përmes internetit dhe kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Antonia Gottifredi, 86 vjeçe, nga Bellano, Itali dhe Giovanni Molinari, 89 vjeç, nga San Donato Milanese ishin takuar në vitin 1944 kur ishin shumë të rinj. Në atë kohë Antonia punonte si shitëse në një dyqan, ndërsa Givanni ishte ushtar dhe të rinjtë u dashuruan me një shikim. Por më pas ai u dërgua në frontin e luftës dhe më pas përfundoi në një kamp përqendrimi. Lufta pra i kishte ndarë dhe kur ai u kthyer, ajo ishte fejuar me një tjetër. Kështu secili prej tyre krijoi jetën e vet duke iu nënshtruar fatit dhe për dhjetëra vjet me radhë nuk patën asnjë lajm nga njëri tjetri. Një jetë të ndarë deri kur në vitin 2011, falë nipërve arritën të rilidheshin përmes Facebook. Një telefonate, një takim dhe u bënë sërish të pandashëm derisa vendosën të kurorëzonin dashurinë e përjetshme me martesë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama