Tatuazhet sa patriote ne shqiptaret

Tatuazhet, sa patriote ne shqiptaret

“Balcani” nje agjenci italiane ne internet, publikon vezhgimin e saj mbi tatuazhet dhe shtimin e tyre sidomos ne Tirane. Vezhguesit kane dalluar se motivet patriotike dominojne ne perzgjedhjet e shqiptareve, qofshin ne moshe te re apo me te avancuar. Raportimi italian ve ne dukje se gjate viteve te dekades se fundit, ka nje fluks “te papare” te njerezve qe i nenshtrohen dhimbjes fizike qe shkakton berja e tatuazheve ne pjese te ndryshme te trupit. “Ata qe njihen si body art kane mberritur edhe ne Shqiperi, kryesisht ne Tirane, me tendencen per te realizuar tatuazhe kryesisht atdhetare”, komenton “Balcani”. “Nuk kerkojne ato tribale, as emrin e te dashurit apo te dashures si rendom ne Evrope, por ate qe eshte me e rendesishme per ta dhe kombin e tyre, shqiponjen me dy krere, qe eshte dhe simboli i Shqiperise”.

Agjencia italiane, duke kujtuar se ky simbol eshte i njejte si per qytetaret e Shqiperise ashtu dhe per Kosovaret, thekson se shtimi i berjes se tatuazheve ne Shqiperi, erdhi sidomos pas “surprizes Dushku”. Behet fjale per tatuazhin qe aktorja e njohur shqiptare Eliza Dushku realizoi para pak kohesh ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ajo vendosi ne pjesen e pasme te qafes nje shqiponje duke demonstruar se e beri si simbol te atdhetarizmit dhe origjines se saj shqiptare. Nderkohe, edhe me tej shkojne kosovaret me fantazine e tyre ne “tatu”. Ata preferojne dhe helmeten e Skenderbeut ose kalin e tij dhe ne disa raste vete imazhin e heroit kombetar shqiptar.

 

Marre nga : Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama