Tashme zyrtare Mario Gotze i bashkohet Bayernit

Tashme zyrtare, Mario Gotze i bashkohet Bayernit
Bayern Munich ka zbuluar në faqen zyrtare të klubit se ata kanë siguruar shërbimet e Mario Gotze nga Borussia Dortmund. 20-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri në verën e vitit 2016, por kampionët e rinj të Bundesligës e kanë bërë të qartë se janë të gatshëm të paguajnë 37 milionë euro, sa shkruhet në klauzolën blerëse të lojtarit.

“Bayern Munich konfirmon se klubi ka arritur marrëveshje me Mario Gotze para transferimit të 1 korrikut, 2013. Bayerni është i gatshëm ta paguajë klauzolën blerëse të arritur në mes të Borussia Dortmund dhe Mario Gotze”.
“Bayern kishte synuar ta informojë Dortmundin për transferimin pas ndeshjes së tyre të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit”, shkruhet në deklaratën zyrtare të skuadrës bavareze.

Ndërkohë trajneri i Borussias Klopp ka theksuar: "Mario nuk ka vendosur kundër shokëve të tij të skuadrës. Ai do të ketë një mundësi të madhe me atë trajner të madh. Unë nuk mund të bëhem 15 cm më i shkurtër dhe të mësoj spanjisht. Do të doja që ai të vazhdonte me ne. Por do të vazhdoj me Kubën (i ulur pranë Kloppit). Ai nuk do të shkojë me Guardiolën. Ai do të qëndrojë me mua. Kushdo që mendon se kjo do të na shqetësojë para ndeshjes me Realin, e ka gabim. Situata është krejt e qartë."

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama