Tare zgjedh drejtuesin e ri ish- trajneri i Italise bisedime ne Rome (FOTO)

Tare zgjedh drejtuesin e ri, ish- trajneri i Italisë bisedime në Romë (FOTO)

Ish-trajneri i kombëtares italiane të futbollit, Cezare Prandeli, pritet të drejtojë stolin e Lacios.

ROMA, 09/11/2015, FORUM PRESSO LA SEDE DEL CORRIERE DELLO SPORT CON L' EX CT DELLA NAZIONALE ITALIANA CESARE PRANDELLI. (Foto Bartoletti)

Lajmi është publikuar mbrëmjen e së hënës nga disa media prestigjioze në Itali si: "Corriere dello Sport", "La Reppublica" etj.

Konfirmimi vjen pak ditë pasi drejtori sporti i Lacios, Igli Tare, premtoi se do njoftonte emrin e ri të trajnerit. Prandeli nuk ka firmosur ende dhe pritet që zyrtarizimi të bëhet në ditët në vijim.

Foto Marco Rosi/LaPresse 09 04 2016 Rome ( Italy ) Sport Prima conferenza Stampa di Simone Inzaghi neo allebatore della Lazio. Nella foto Igli Tare Foto Marco Rosi/ LaPresse 09 04 2016 Rome ( Italy ) Sport - Calcio - Frist press conferenza the new coach SS Lazio's Simone Inzaghi in the photo Lazio 's manager Igli Tare

"Kontaktet telefonike kishin ekzistuar prej muajsh, por tani do të jetë takimi final. Tekniku i pëlqen prej kohësh Lotitos (presidentit të Lacios) në raportet njerëzore dhe problemet ekonomike që u hasën me argjentinasin Sampaoli, kanë përshpejtuar tratativat me Prandelin që ngjitet në krye të listës për sezonin e ardhshëm",-shkruan "La Repubblica".

Më herët, Tare ka folur për një revolucion në klubin kryeqytetas me prurjet e shumë emrave të rinj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama