Taktika e Sormanit Partizan bunker ndaj Krasnodarit

Taktika e Sormanit, Partizan bunker ndaj Krasnodarit

Skuadra e trajnerit Adolfo Sormani është e vetëdijshme për vështirësitë që i pret në ndeshjen e parë me Krasnodarin në Rusi. Në letër është një përballje mes të pabarabartëve, si për sa i përket buxhetit të dy klubeve, por edhe cilësisë së lojtarëve që do të zbresin të enjten në fushën e stadiumit të Kubanit.

sormani partizani

Gjithsesi, të kuqtë e kryeqytetit do të udhëtojnë drejt Rusisë pa presion dhe ndaj Krasnodarit kërkojnë që të shfrytë- zojnë mundësitë e tyre. Trajneri Sormani ka kohë që ka nisur aplikimin e strategjisë për këtë sfidë, që me shumë mundësi do të jetë një fotokopje e përballjes së parë me Salzburgun, ku prioritet iu kushtua aspektit mbrojtës. Pra, ndaj Krasnodarit parashikohet një Partizan "bunker".

partizani stervitje

Stafi kërkon që ekipi të jetë sa më i kujdesshëm dhe i përqendruar në minutat e para, kryesisht në lojën nga krahët. Sormani pritet të rreshtojë një formacion me densitet të madh në fazën mbrojtëse, ndërsa ofensiva do të bazohet te kundërsulmet duke u bazuar te Fili, Torasa dhe Ekuban. Gjatë pjesës së parë, të kuqtë do të kërkojnë që të mos pësojnë, por edhe që të njohin sa më mirë lojën e kundërshtarit. Në varësi të kësaj paraqitjeje, trajneri Sormani të bëjë lëvizjet në pjesën e dytë.

Untitled-3

Formacioni

Në mungesë të Kalarit që është i pezulluar, trajneri Sormani pritet që ndaj Krasnodarit të aktivizojë Vilën si mbrojtës të majtë, rreshtim i cili u përdor për disa minuta edhe në sfidën e parë me Salzburgun. Por në këtë rol mund të përdoret edhe Ibrahimi nëse do të preferohet Fejzullahu në të djathtë.

Qendra e mbrojtjes, edhe kësaj radhe parashikohet që t'i besohet dyshes Krasniqi-Arapi. Diga e parë para kësaj katërsheje si zakonisht do të jetë Ramadani, që do të mundohet të shkatërrojë aksionet në qendër pa arritur te mbrojtja.

Ndërsa dyshja Batha-Trashi mendohet të jetë barriera për të ndaluar aksionet e kundërshtarit. Në këto kushte, Fili dhe Torasa, nga krahët, do të jenë furnizuesit kryesorë të Ekubanit në majë të sulmit. Por në dy ditët në vijim gjërat edhe mund të ndryshojnë.

ILIR CARA



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama