Takaj kunderpergjigjet me urimin e Infantinos

Takaj kundërpërgjigjet me urimin e Infantinos

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, i është kundërpërgjigjur akuzave dhe aludimeve për shitjen e ndeshjeve nga klubi korçar, duke postuar një letër urimi që presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ka dërguar në FSHF më 24 maj.

Leter Infantino

"I dashur president. Skënderbeu është kampion i Shqipërisë. Më jep shumë kënaqësi t'i bëj urimet më të përzemërta Skënderbeut dhe skuadrës së tyre të pamposhtur për këtë arritje të madhe.

Ky titull është rezultat i vendosmërisë se të gjithëve dhe urimet e mia shkojnë për lojtarët, trajnerin, të gjithë stafin teknik dhe mjekësor, si dhe tifozët.

Në emër të komunitetit të futbollit, unë do të dëshiroja të falënderoja Skënderbeun dhe Federatën tuaj për ndihmën që jepni në shpërndarjen e mesazhit pozitiv të futbollit", shkruhej në letrën e urimit që Infantino i ka dërguar kreut të FSHF-së, Armand Duka.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama