Tahiri sulmon sistemin e drejtesise Kriminelet po marrin gjykime te paguara

Tahiri sulmon sistemin e drejtesise: Kriminelet po marrin gjykime te paguara

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka mbajtur një fjalim pas homazheve në nderim të nënkomisar Simon Gjetës, i rënë në krye të detyrës dy ditë më parë gjatë një operacioni policor në Shkodër. Tahiri shprehu vlerësimet më të lartë për komandantin e FNSH i cili dha gjënë më të shtrenjtë, jetën në krye të detyrës, ndërsa shtoi se kolegët e tij i dhanë ndëshkimin e merituar dorës kriminale që i mori jetën.

“Nuk ka moment më të vështirë se sa ky, kur duhet të thuash dy fjalë për një punonjës policie që humb jetën në përballje me krimin, që bëhen heronj e dëshmorë atëherë kur nuk jetojnë më, që edhe pse në këtë detyrë të vështirë që të kushton edhe jetën, për së gjalli me sakrifica, shpesh edhe me gjuhën e urrejtjes që fluturon në ajër shpesh me shumë se plumbat. Simoni e kishte shkruar vetë mirënjohjen dhe dinjitetin që i dha vetë çdo ditë të misionit të tij, ashtu siç shkroi fatin e tij në krye të detyrës, duke na lënë ne të tjerëve barrën e rëndë të mirënjohjes dhe respektit. Kolegët e tij bënë drejtësi, duke i dhënë ndëshkimin e merituar dorës kriminale që i mori jetën”, tha Tahiri.

Ministri i Brendshëm lëshoi një lumë akuzash në drejtim të sistemit të drejtësisë dhe gjykatësve që i cilësoi kriminelë, të cilët sipas tij duke mos dhënë ndëshkimin e merituar, por atë të dakordësuar dhe të paguar për kriminelë të çdo lloji, e bëjnë ‘Pazar’ punën efektivëve të policisë si Simoni, që përballen përditë me krimin që kthen në rrugë padrejtësia e gjykatësve.

Padrejtësisht gjykatës të korruptuar vrasin besimin përditë. Puna e policëve si Simoni bëhet pazar mes gjyqtarëve që japin ndëshkime të paguara dhe dakordësuara.

“Sakrificë e padrejtë për efektivët e policisë të cilët përballën me krimin që kthen në rrugë padrejtësia e gjykatësve. Por do ketë një kohë kur do të përfundojë reforma në drejtësi, ku gjyqtarë kriminelë të mos bëjnë pazar me kriminelë, që ata të marrin drejtësinë e merituar, jo atë të paguar”, tha Tahiri.

Ndërkohë, edhe kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur me këtë rast, vlerësoi sakrificën e Simon Gjetës, i cili dha jetën në shërbim të komunitetit, ndërsa garantoi se policia e shtetit ka dhe do të ketë mbështetje maksimale nga qeveria, edhe pse beteja ndaj krimit sipas tij, është e vështirë për shkak të sistemit të kalbur të drejtësisë në vMinistri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka mbajtur një fjalim pas homazheve në nderim të nënkomisar Simon Gjetës, i rënë në krye të detyrës dy ditë më parë gjatë një operacioni policor në Shkodër. endin tonë. Rama premtoi se reforma në drejtësi do të shkëpusë përgjithmonë fijet e krimit me gjyqësorin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama