Tahiri Opozita riperserit shpifjet ne kemi faktet si argument dhe misionin ne vijim te punes

tahiriTIRANË, 25 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike duke i sjellë prova dhe argumentim ligjor, për të rrëzuar shpifjet e bëra sot për furgonin e drogës kapur në Vlorë.

Ministri i Brendshëm, Tahiri, nërmjet statusit të tij në Facebbok shprehet: "Me këtë të sotmen, vështirë të kualifikohem edhe si "genjeshtar". Do kërkojë falje PD tani? Ata sot shpifjet e rradhës, në fakte. Akuzuan sot, se nën urdhrat e mi, është vjedhur droga që para disa ditësh kapi policia. Pas deklarates se PD, media u ftua te dëshmonte vete se gjithcka ishte gënjeshtër. Këto shpifje të opozitës nuk i sherbejnë kërkujt".

"Kjo është tallja me e keqe që opozita mund t'i bëje vetes. Për ne, një motiv më shumë për të vijuar punën", shprehet Tahiri.

Më heret, kreu i departamentit të rendit dhe sigurisë në Partinë Demokratike, Enkeleid Alibeaj, në një dalje për mediat, ka akuzuar ministrin se mban të fshehur ngjarjen më të rëndë kriminale të kohëve të fundit, grabitjen brenda komisariatit të Vlorës të një furgoni të ngarkuar me 800 kilogramë kanabis. Ndër të tjera, Alibeaj ka pohuar se "Sipas informacineve që vijnë nga oficerë të papërfshirë, që kanë bërë të mundur kapjen e kësaj sasie dhe bllokimin e furgonit në komisariat, droga lidhet me kushërinjtë e ministrit, me Habilajt e targës AA003GB".

Ministri Tahiri në statusin e tij përveç argumentimit me pamje filmike (nëpërmjet vidios) sjell dhe reagimin e tij për të rrezuar pretendimet e opozitës dhe njëherazi për t'i akuzuar si shpifës. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama