Tabela ne LekeRriten pagat e tatimoreve sipas pozicioneve te punes

Tabela ne Leke:Rriten pagat e tatimoreve, sipas pozicioneve te punes
Punonjësit e tatimeve, duke filluar që nga muaji shtator do të trajtohen me paga të tjera mujore. Qeveria ka miratuar vendimin, i cili përcakton sipas pozicionit të punës edhe pagën respektive. Vendimi në fjalë, përcakton pagën bazë, shtesën vjetore, shtesat për kualifikim, shtesat e pozicionit si edhe shtesat në pagë për kushtet e punës. Gjithashtu një ndarje bëhet edhe sa i përket diplomimit të tyre dhe specializimeve.

Vendimi

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1 të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999 “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009 “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi:Në vendimin nr.1093, datë 2.7.2008, të ndryshuar bëhen këto ndryshime: Lidhja nr.1, e përmendur në pikën 1, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër “Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e tatimeve”, bashkëlidhur këtij vendimi dhe është
pjesë përbërëse e tij . Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2. Paga e grupit (kolona 2) e lidhjes nr.1, është sipas lidhjes nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të përballohen nga fondet e parashikuara për rritjen e pagave për vitin 2010. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 korrik
2010.

Pagat e punonjësve të tatimeve

Përveç pagës bazë dhe shtesave në bazë vjetërsie, për kushte pune etj, një ndarje tjetër është bërë edhe në bazë të diplomës që disponojnë punonjësit. Kështu, individët që disponojnë një Diplomë të Nivelit të Dytë (DND) dhe DNID (Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë) do të përfitojnë 12 mijë lekë më shumë. Punonjësit që disponojnë Diplomë të Nivelit të Parë (MNP) përfitojnë 11 mijë lekë më shumë. Ndërsa ata që disponojnë Diplomë të Nivelit të Parë (DNP) përfitojnë 10 mijë lekë më shumë.

Vendimi/ Rriten rrogat e punonjësve të policisë vendore
Pagat e kryetarëve të bashkive e komunave, sipas numrit të popullsisë

Kryetarët e komunave dhe të bashkive në të gjithë vendin, do të kenë një pagë të ndryshme mujore, e cila përcaktohet nga numri i banorëve në njësinë e pushtetit lokal që ata drejtojnë. Ndër të tjera, ky vendim favorizon edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama, i cili duhet të paguhet me pagën më të lartë për shkak të numrit më të madh të banorëve që ndodhen në Tiranë, krahasuar me qytetet e tjera të vendit. Sipas vendimit, ”Në vendimin nr.1619, datë 2.7.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime: Shkronjat “ç”, “d” dhe “dh”, të pikës 1, ndryshohen, si më poshtë vijon: Për njësitë e qeverisjes vendore, me 20.001 - 50.000 banorë: Kryetari 51.000 - 90.000 lekë; Nënkryetari 41000 -77.000 lekë. Për njësitë e qeverisjes vendore me 5.001 - 20.000 banorë: Kryetari 41.000 - 77.000; Nënkryetari 28.000 - 68.000 lekë.

Për njësitë e qeverisjes vendore, me nën 5.000 banorë: Kryetari 37.000 - 54.000 lekë; Nënkryetari 27.000 - 42.000 lekë.”. Vendimi përcakton edhe rritjen e pagave për punonjësit e policsë vendore. “Lidhja nr.5, “Struktura dhe kufijtë e pagave për punonjësit e policisë të bashkive e të komunave”, që përmendet në pikën 13,  zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Në pikën 18, vlera “… 30 000 lekë në muaj” bëhet “…31 000 (tridhjetë e një mijë) lekë në muaj… Në pikën 19, vlera “… nga 18 000 deri në 30 000 lekë në muaj” bëhet “… nga 19 000 (nëntëmbëdhjetë mijë) deri në 31000 (tridhjetë e një mijë) lekë në muaj”. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2010,  të përballohen  nga të ardhurat e vetë njësive të qeverisjes vendore, për vitin 2010”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2010.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama