Teatri i femijeve shfaq premieren Te gjithe per nje nje per te gjithe

Teatri i femijeve shfaq premieren 'Te gjithe per nje , nje per te gjithe'
Në Teatrin e Metropolit, cdo të dielë, në sallën "Çehov", ora 10:30 do të jepet shfaqja për fëmijë "Të gjithë për një, një për të gjithë" me autor Flamur Topin. Pjesa bën fjalë për një takim të rëndësishëm që do të bëjnë vitaminat me rastin e 100 vjetorit të zbulimit të tyre. "Jeta" është ajo që vëzhgon dhe ndërhyn në mënyra të ndryshme në zhvillimin e fabulës.

Në mënyrë virtuale doktor Flamuri do të organizojë një festë ku do ti mbledhë të gjithë vitaminat si dhe frutat dhe perimet ku ato ndodhen. Ai do të bëjë një falenderim për vlerën dhe punën e secilës prej tyre. Kjo pjesë jep mundësinë që dhe vetë fëmijët të ndërhyjnë herë pas here me informacionin që ato kanë për ushqimet e shëndetshme.

Shumë jetë, gjallëri, muzikë dhe momente komike do të bëhen pjesë e shfaqjes përmes lojës së personazheve. Regjia: Alma Hoti Memo Interpretojnë aktorët: Florian Kokona, Ledio Janushi, Jona Rexha, Arber Ismali, Elisa Dyrmishi, Klaudio Gjergji, Klaus Laci.

Për më tepër informacion dhe rezervime telefononi në: +355 42 270 668.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama