Doktor Shuster viziton Teatrin Kombetar

'Doktor Shuster' viziton Teatrin Kombetar
Në datën 16 Mars, ora 19:00, në Teatrin Kombëtar, do jepet premiera e pjesës teatrore me titull "Doktor Shuster" e autorit serb Dushan Kovaçeviç, me regji të Spiro Dunit. Vepra vërtitet rreth fatit të dy njerëzve, motër e vëlla, të cilët në vitet e tranzicionit nuk kanë mundur të ushtrojnë profesionet e tyre, motra si pianiste, kurse vëllai si doktor. Të veçuar këta njerëz janë përfaqësues të një kategorie morali që nuk ekziston më, po aq edhe tipa që mbështesin një mentalitet të ri.

Luajnë Robert Ndrenika në rolin e Doktor Shusterit (në shqip do të ishte Doktor Këpucari), si dhe Flaura Kureta, Artan Imami, Olta Gixhari, Ermir Sina dhe Mateos Frroku. Skenografia është e Sabri Bashës, kostumet janë të Elia Zaharias, ndërsa muzika është përzgjedhur nga krijmtaria e Shtrausit dhe Saties.

Për rezervime telefoni në:
+355 42 223 022.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama