TIFF Carmelo Benes Me ka befasuar cilesia e filmave ne festival

TIFF, Carmelo Benes: Me ka befasuar cilesia e filmave ne festival
Sot do të zhvillohet nata e dytë e festivalit  “Tirana International Film Festival”, në të cilin do të garojnë  100 filma të huaj për çmimin më të rëndësishëm të këtij festivali. Në natën e sotme priten të prezantohen një larmi filmash të huaj me metrazh të shkurtër, të cilët do të sjellin një ballafaqim vlerash e kulturash. Francsko Acone, njëri prej anëtarëve të jurisë së këtij festivali ka thënë se TIFF është një festival seioz, këtë e vërteton edhe pjesëmarrja e filmave. Ai është shprehur se ka mbetur i befasuar nga cilësia e filmave. Ndërkohë në programin special të natës së sotme, vjen filmi “Salome” , me regji të Carmelo Benes. Këtë vit është edicioni i nëntë i këtij festivali, në të cilin janë shfaqur filma nga 64 vende të botës. Juria e këtij festivali ka pranuar filma nga tri kategori, në atë të metrazhit të gjatë, të shkurtër dhe kategorinë digiart, po për filmat e shkurtër.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama