TIFF 2015 / Babai i Visar Morines fiton edicionin e XIII-te te Festivalit Nderkombetar te Filmit

TIRANË, 6 nëntor / ATSH-Klajdi Musabelliu / U zhvillua të enjten gjatë mbrëmjes deri në orët e vona në ambjentet e Kinemasë Millenium, ceremonia e ndarjes së 23 çmimeve sipas kategorive të edicionit të XIII-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, TIFF 2015.

Pas fjalës përshëndetëse, hapse të mbrëmjes dhe mbyllëse të festivalit nga drejtori i tij Agron Domi i cili falenderoi për mbështetjen dhe realiziminin Bashkinë Tiranë, Ministrinë e Kulturës, Ambasadat greke, gerbe, izraelite etj, edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, falenderoi Agron Domin që me anën e festivalit zbukuroi Tiranën përgjatë 9 ditëve (28 tetor 5 nëntor).

Pas fjalës së kryebashkiakut, filloi menjëherë edhe ndarja e çmimeve, ku tri vendet e para u fituan përkatësisht nga filmi Grek Xania, i cili fitoi çmimin e regjisë dhe atë të skenarit, dhe triumfoi duke fituar edicionin e tretë, "Babai" nga Visar Morina.

Dhe qe pikërisht premiera e Visar Morinës ajo që mbylli edhe mbrëmjen e fundit të filmave në konkurs gjatë orës 18:00, për t'u shpallur vetëm 5 orë më pas si Mbreti i TIFF 2015.

"Babai" vepra me regjinë dhe skenarin e Visar Morinës ka fituar gjithashtu edhe 4 çmime në festivalin e madh Filmfest Munchen.

Edhe në ngjarjen më të rëndësishme të filmit në Europën Qendrore dhe Lindore, në Karlovy Vary , ky film fitoi çmimin për regjinë më të mirë si dhe çmimin Europa Cinemas Label që ndahet nga Europa Cinemas Network.

/a.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama